Prizreni “pushtohet” nga turistët shqiptarë dhe spanjollë

E diel, 6 Korrik, 2025

Prizreni, një nga qytetet më të rëndësishme të Kosovës, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Me një histori të pasur, bukuri natyrore dhe objekte të rëndësishme kulturore, ky qytet po tërheq vizitorë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Spanjën, Japoninë dhe Shqipërinë.

Ndër atraksionet kryesore të Prizrenit janë Kalaja, Lidhja e Prizrenit, Lumëbardhi, objektet e kultit dhe Prevalla, të cilat e bëjnë këtë qytet një perlë të vërtetë për turizmin kulturor dhe natyror.

Turistët e huaj të mahnitur nga Prizreni

Alberto Nicolau, një turist nga Spanja që po e viziton Prizrenin bashkë me partneren e tij, e vlerëson lart historinë dhe arkitekturën e qytetit. Ai thekson se Kalaja dhe objektet fetare janë veçanërisht mbresëlënëse dhe apelon për më shumë promovim ndërkombëtar të turizmit në Kosovë.

Partnerja e tij, Roser Nicolau, e impresionuar nga peizazhi natyror dhe pastërtia e qytetit, e cilëson Prizrenin si një destinacion të sigurt dhe të këndshëm për eksplorim.

Një tjetër turiste, Silva nga Japonia, e sapombërritur në Prizren, ka shprehur entuziazmin e saj për afërsinë e objekteve historike dhe fetare në qytet, duke e bërë eksplorimin e tij më të lehtë dhe më tërheqës.

Ndërkohë, Uetuuru Kambato, një sportist nga Afrika që luan për klubin e futbollit “Liria”, e cilëson Shatërvanin si atraksionin më tërheqës dhe madje shpreh dëshirën për të jetuar në Prizren.

Autoritetet lokale kërkojnë më shumë promovim për turizmin

Për rëndësinë e turizmit në Prizren foli edhe Ramadan Tarashaj nga Drejtoria e Turizmit në Komunën e Prizrenit. Ai thekson se Shqipëria dhe disa vende të tjera përbëjnë burimin kryesor të turistëve që vizitojnë qytetin dhe apelon për më shumë promovim të turizmit kosovar.

Ndërkohë, Veron Tara, kryetar i Shoqatës së Turizmit “Educo”, thekson se Prizreni ka mirëpritur mbi një milion vizitorë që nga pandemia COVID-19 dhe tashmë është një destinacion që vizitohet gjatë gjithë vitit, pa kufizim sezonal.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përveç Prizrenit, edhe Prishtina dhe Peja renditen ndër qytetet më të vizituara në vend, duke dëshmuar potencialin në rritje të turizmit në Kosovë./Kosova Press/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.