Poetja Irma Kurti boton librin e ri në gjuhën angleze me titull “Walking in the rain” (Duke ecur në shi). Kjo përmbledhje poetike mban logon e shtëpisë botuese Just fiction Edition që ndodhet në Gjermani dhe Moldavi. Libri vjen menjëherë pas botimit të përmbledhjes poetike dygjuhëshe (holandisht- italisht) me titull “Tijd om lief te hebben/ Tempo di amarci” (Kohë për t’u dashur) në Holandë dhe Belgjikë. Ai i dedikohet prindërve të poetes, Hasan Kurti dhe Sherife Mezini, që e kanë mbështetur në çdo hap të udhëtimit të saj letrar. Tematikat e poezive janë dashuria, malli dhe nostalgjia për atdheun, për qytetin e lindjes, trishtimi për humbjen e një dashurie, dëshira për të gjetur dritën në një ditë të vrenjtur ngjyrë gri.
Parathënia është shkruar nga Pier Carlo Lava, drejtor dhe botues i revistës italiane “Alessandria today” i cili ndër të tjera shkruan: “Kjo vepër është një dëshmi prekëse e fuqisë së fjalës poetike në përkthimin e përvojave më të thella njerëzore. Përmes filtrit të ndjeshëm të Irma Kurtit, lexuesi zhytet në një univers emocionesh, ku poezia bëhet një mjet për të shprehur dhe kuptuar dhimbjen, dashurinë dhe bukurinë e brendshme të gjendjes njerëzore.”
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 90 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para. Përveçse në Shqipëri, ka fituar gjithashtu çmime në konkurse letrare ndërkombëtare në ShBA, Filipine, Liban dhe Kinë. Ka shkruar rreth 200 tekste këngësh dhe është pjesëmarrëse në festivalet e muzikës së lehtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Irma Kurti është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë. Ajo ka botuar mbi 100 vepra, që përshijnë libra me poezi, prozë dhe përkthime.
Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara jashtë kufijve të Shqipërisë. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 19 vende të botës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.