“Karnavalet e Korçës” në Athinë

E martë, 1 Korrik, 2025
E martë, 1 Korrik, 2025

“Karnavalet e Korçës” në Athinë

Pas një mbrëmjeje fantastike që kaluam ditën e shtunë të fundshkurtit, që po ta quaja “Party Maske” do ta minimalizoja, sot mbasditen e së dielës të gjithë së bashku në shfaqjen teatrale “Karnavalet e Korçës”, ardhur nga Shqipëria në Athinë.
 Mbrëmja filloi madhështore, ashtu siç i ka hije Korçës sonë, me ballot e salloneve mondane, plot finesë dhe mjeshtëri, për të vazhduar më pas me vallet tradicionale të cilat të bëjnë të shpërthejë gëzimi, krenaria i të qënit pjesë e kësaj kulture e tradite plot vlera.
Më pas, të gjithë nën maska karnavalesh, mbushën pistën, për orë të tëra kërcimi plot hare, të dehur nga kënaqësia dhe ritmi muzikor.
U vërtit gjatë në ngushticat e mendimeve të mia fjala e aktores Zamira Kita, Drejtoreshë e Teatrit të Korçës që tha ndër të tjera: – “Më bëhet qejfi që e keni marrë kaq seriozisht këtë mbrëmje…” Dhe unë në heshtje i përgjigjesha: – “Ne gjithçka e marrim seriozisht. Ne dimë të jetojmë gëzimin dhe dhimbjen, edhe çmendurinë. Sepse gjatë rrugës së ikjes humbëm shumë, ndaj mësuam të shijojmë gjithçka, në kuptimin e plotë të fjalës”.
Dhe kjo copë Korçe, ardhur nga Shqipëria, bërë njësh me bashkëatdhetarët që prej vitesh jetojnë larg tyre, këtu në Greqi, vazhdoi të japë kënaqësi artistike sot në skenë me shfaqjen “Karnavalet e Korçës” duke falur të qeshura pa fund. Fabula e njohur dhe e mirëpritur ndër vite në variante teatrale e kinematografike, që mbetet aktuale në çdo epokë, duke u mbështjellë me copëza nga jeta shqiptare sot, me elemente të reja regjisoriale, me kombinim të mrekullueshëm muzikor me nota karnavalesh, erdhi para nesh e bukur dhe plot risi.
Ironia therëse, thumbuese u arrit, me humor të gjallë nga loja fantastike e aktorëve të grupit teatral. Të gjithë të mrekullueshëm
Faleminderit që sollët një copzë Korçë dhe bravo për organizimin miqtë e mi, Elona Gjergo, Zamira Pengu , Festim Zace! E bëtë të veçantë këtë fundjavë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.