Suedi, promovohet libri për Dëshmorin e kombit dr. Fahredin Hoti

E diel, 23 Mars, 2025

Komuniteti shqiptar në Suedi promovon me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës librin monografik për dr. Fahredin Hotin, me autor Besnik Hoti.

Përurimi do të mbahet më 23 shkurt 2025 në Malmö. Krahas promovimit të librit “Doktori që i dha jetë lirisë dr. Fahredin Hoti”, për Dëshmorin e Kombit do të shfaqet një program dokumentar për jetën e tij.

Referimi i librit do të mbahet nga Hysen Ibrahimi, Mona Juniku, Isuf Bajraktari dhe Alejna Emini. Poetët Remzi Basha, Idriz Gashi, Xhevrije Nimani dhe dy nxënëse të mrekullueshme, Arnela e Elea Elshani. do të deklamojnë poezi kushtuar dëshmorit Dr. Fahredin Hotit.

Kjo ngjarje kulturore e përuruese do të përcjellet me një program kulturor me këngë e valle shqiptare, nga të rinjtë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS” me koreograf Naser Sopjani.

KUSH ISHTE DR. FAHREDIN HOTI

Fahredin Hoti u lind në Krushë të Madhe më 27 nëntor 1953, dhe përfundoi studimet për mjekësi në Prishtinë.

Në verën e vitit 1998, Krusha e Madhe u bë strehë e disa mijëra shqiptarëve të dëbuar si nga regjioni i Malishevës ashtu edhe nga i Rahovecit. Ditët e natën ambulance e tij ishte e hapur. Fahredini jepte ndihmën mjekësore, pa asnjë përtesë kudo që kishte nevojë: në mal, nëpër shtëpi, kudo ku mungesa e mjekut rrezikonte jetën e popullit të tij.

Për mbrojtjen e shëndetit të popullit dhe familjeve të atyre që lirinë e deshën më shumë se jetën Dr. Fahredini nuk ishte vetëm gjinekolog, por ai në kohën e luftës ishte mjek për të gjitha hallet e pacientëve. Kreu punët e pediatrit, kirurgut, internistit edhe të teknikut mjekësor, duke filluar nga Krusha e Madhe, Pagarusha, Drenoci, Açareva, Likoci, e shumë vende të tjera të Rahovecit, Prizrenit dhe të Malishevës.

Në ofensivën e përgjithshme serbe të pranverës së vitit 1999, e cila përfshiu mbarë Kosovën, Dr. Fahredin Hoti, në një spital fushor të improvizuar në kodrat e Krushë së Madhe kryen disa operacione kirurgjike, sidomos për civilët e plagosur.

Në përpjekje për t´i vizituar të strehuarit në pyll goditet nga predhat e ushtrisë serbo-çetnike, i biri i tij KRESHNIKU, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare. Dashuria për të birin dhe ndjenja e lartë humaniste, nuk e lejoi t´i braktiste të plagosurit në asnjë moment. Duke u përpjekur t´i ndihmonte të birit të tij të plagosur rëndë, qëllohet nga snajperistët serbë, të cilët kishin rrethuar në çdo anë popullatën e strehuar në pyll. Edhe pse i plagosur, doktor Fahredini nuk jepej. Njeriu që kishte kuruar qindra e mijëra njerëz, u përball i vetëm me plagët vdekjeprurëse që ia shkaktuan armiqtë e popullit të tij. Ndërron jetë në përpjekje për të operuar plagët e veta, që i kullonin gjak me 26 mars të vitit 1999.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.