Mbrëmjen e sotme, disa persona me automjetet e tyre të zbukuruara me flamuj kombëtarë shqiptarë janë drejtuar në veri të Mitrovicës për të festuar Ditën e Pavarësisë. Megjithatë, pranë përmendores së “Princ Llazarit”, ata janë sulmuar me gurë nga disa qytetarë serbë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por disa automjete kanë pësuar dëme materiale.
Pas incidentit, disa qytetarë serbë kanë reaguar duke dalë në rrugët e veriut me automjete dhe flamuj serbë, në një veprim të interpretuar si kundërpërgjigje ndaj prezencës së flamujve shqiptarë.
Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej tyre të mitur, pasi dyshohet se ata kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.
“Sipas informacioneve fillestare, 12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut me flamuj shqiptarë. Më pas, ata janë sulmuar me gurë nga disa qytetarë serbë. Janë ndaluar dy automjete; në njërën ndodheshin pesë të mitur, ndërsa në tjetrën shtatë persona. Deri më tani, nuk ka vepër penale të regjistruar, përveç shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor”, ka deklaruar Elshani.
Ai sqaroi se nuk ka ndalim ligjor për përdorimin e flamujve, por duke qenë se shumica e të ndaluarve ishin të mitur, rasti është regjistruar si “dëmtim kriminal”. Pas përfundimit të procedurave, të gjithë 12 personat janë liruar, ndërsa janë shqiptuar katër gjoba: tre për mungesë të patentë shoferit (dy prej tyre të mitur) dhe një për tejkalim të numrit të lejuar të personave në automjet (shtatë persona në një pikap).
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin tensione mes komuniteteve në veri të vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.