Vota e Diasporës, ish ministri Majko: Nuk duhet të ndryshojmë rregullat e lojës

E diel, 23 Mars, 2025

Ish ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se po cenohet procesi i votimit të shqiptarëve jashtë vendit me propozimet e fundit të politikës. Bëhet fjalë për propozimin e opozitës për të votuar me pasaporta apo karta identiteti të shteteve të huaja.

“Të gjithë shtetasit tanë do votojnë pa paguar asgjë për të shprehur vullnetin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë, sukses i madh. ai që shoh si problemn është kërkesa më e fundit e opozitës e cila ndryshon thelbësisht rregullat e lojës në këtë moment që procesi zgjedhor i saponisur nga KQZ. Në diskutimin që është bërë në ndryshimin e parë të rregullave të Kodit Zgjedhor opozita ka propozuar një ndryshim shumë interesant që lidhet dhe me një moment konsesual të sotëm. Të dy palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës për votimin me pasaporta të huaja apo karta identitetit të huaja, të vlerësohen nga Komisioni Rregullator i KQZ. E lidhur kjo dhe me ndryshimin e fundit të propozuar nga opozita. Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin, sepse nëse do ia lëmë Komisionit Rregulltaor të vendosë për një fakt që ndryshon rregullat e lojës do të jetë thjesht një arsye që votimi për shtetasit jashtë vendit të bllokohet. Do të ishte e papërgjegjshme që ky arsyetim të trokasë në KQZ”, tha Majko në Kuvend.

Për ish ministrin e Diasporës propozimi i bërë thjesht do të zhvendoste një krizë nga Kuvendi në Këshillin Rregullator të KQZ.

“Sot që flasim mbi 100 mijë veta janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, nëse ecim me llogjikën që kur do vendosë për çfarë nuk biem në dakord këtu ne jemi tejkaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një grup njerëzish pre 5 vetash, e për të larë duart si Ponc Pilati në fund”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.