Kosova 17 vjet shtet, aktivitetet e organizuara

E diel, 23 Mars, 2025

17 shkurtin e këtij viti shënohen 17 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar, ndërkohë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë valojnë në sheshet kryesore të Prishtinës. Siç është bërë traditë gjithçka nis me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës, ngritjen e Flamurit të Kosovës, nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë dhe Monumenti Heroinat, homazhe te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz.

Në sheshin “George Bush” do të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Koncerti i Pavarësisë do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”.

Të hënën do të mbahet edhe konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Pritja shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari e kryeministri i Kosovës, dhe koncerti solemn i Filarmonisë së Kosovës.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga më shumë se110 shtete të botës. Por sfida kryesore e saj mbetet dialogu me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale me njohje të ndërsjellë.

Sot jemi një javë nga dita e zgjedhjeve parlamentare dhe ndonëse Albin Kurti ka fituar zgjedhjet, ai ende nuk e ka mundësinë e krijimit të qeverisë pas i mungojnë 61 mandate të plota për shumicën e vendeve në Kuvendin e Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.