Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret që pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, të formohet një qeveri stabile, dhe se NATO-ja do të punojë me çdo udhëheqës që do të marrë drejtimin e vendit. Në një konferencë për media mbajtur sot në Bruksel, Rutte theksoi se zgjedhjet e 9 shkurtit ishin të lira dhe demokratike, dhe se ai pret që të krijohet një qeveri stabile sa më shpejt të jetë e mundur.
Konferenca e tij u mbajt në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, ku do të fillojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë në muajin qershor.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje doli në krye sipas rezultateve preliminare, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Vetëvendosje do të formojë një qeveri të pavarur, ndërsa opozita ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit në një koalicion qeverisës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.