Pavarësia e Kosovës/ Në Nju Jork do të vlerësohen gazetarët shqiptaro-amerikanë

E diel, 23 Mars, 2025

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Nju Jorkut do të zhvillojë një ceremoni festive më 12 shkurt 2025, në orën 17:00, për të nderuar këtë ngjarje historike dhe për të festuar arritjet e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Aktiviteti do të mbahet në adresën e njohur të qytetit, 1 City Hall, New York, NY, 10007.

Ky vit do të jetë i veçantë, pasi do të nderohen disa figura kyçe të medias shqiptaro-amerikane, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy popujve dhe promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në komunitet, duke i dhënë zë ngjarjeve dhe aktiviteteve që lidhen me trashëgiminë shqiptare.

Personat që do të nderohen këtë vit janë:

  • Vehbi Bajrami, Gazeta Illyria
  • Adem Belliu, Albanian Culture TV
  • Xhevat Kukaj, Radio “Zëri i Kombit”
  • Halil Mula, RTV 21
  • Sokol Paja & Rafaela Prifti, Gazeta Dielli
  • Beqir Sina, Gazetar i Pavarur
  • Gjeto Sinishtaj, Radio “Zëri i Malcise”
  • Arben Xhixho, Voice of America
  • Qemal & Kozeta Zylo, Alba Life TV

Në lidhje me ngjarjen, Mark Gjonaj, një nga organizatorët kryesorë, shprehet: “Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, si shqiptarë dhe si qytetarë të Nju Jorkut. Jemi krenarë për arritjet e Kosovës dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të mediave shqiptaro-amerikane që e kanë forcuar komunitetin tonë këtu dhe në mbarë botën.”

Ceremonia do të jetë një mundësi për t’u bashkuar dhe për të shprehur mirënjohje ndaj këtyre individëve që kanë kontribuar me pasion dhe profesionalizëm në mbështetje të komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe në mbarë SHBA-në.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë mund të regjistrohen në lidhjen e mëposhtme: RSVP për ngjarjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.