Nga 11 deri më 16 shkurt 2025, Sala Bausch, në teatrin “Elfo Pucini”, në Milano do të presë shfaqjen “Albania casa mia,” një produksion i Aleksandros Memetaj, me regji të Giampiero Rappa, i cili do të preki zemrat e publikut me një histori të thjeshtë por tepër të thellë. Ky monolog i Memetaj përshkruan jetën e një djali që rritet larg nga vendi i tij, Shqipëria, dhe histori të sakrificave të një babai që i mundësoi një të ardhme më të mirë.
Shfaqja është një histori e mbushur me humor dhe emocione, që nxit mesazhe të fuqishme për të mos hequr dorë dhe për të pasur guxim të rinisësh, edhe kur gjithçka duket e humbur. “Albania casa mia” është një thirrje për të mos harruar rrënjët dhe për të përballuar sfidat e jetës, pavarësisht kushteve të vështira.
Shfaqja është vlerësuar me çmime prestigjioze, duke përfshirë “Premio Museo Cervi – Teatro per la Memoria 2016” dhe “Premio Avanguardie 20 30” në Bologna. Ajo është një bashkëprodhim i Anonima Teatri dhe Twain Centro Produzione Danza, dhe është mbështetur nga MiC – Ministero della Cultura dhe Regione Lazio.
Për bileta dhe më shumë info kliko këtu:
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.