Greqi/ Për herë të parë nis kursi i gjuhës shqipe “Luigj Gurakuqi” në Kardhica

E martë, 1 Korrik, 2025

Fëmijët e komunitetit shqiptar në Kardhicë tashmë kanë një mundësi të artë për të mësuar gjuhën amtare, me hapjen zyrtare të Kursit të gjuhës shqipe “Luigj Gurakuqi”. Aktiviteti i inaugurimit do të zhvillohet ditën e shtunë, më 8 shkurt 2025, ora 17:00, në Shkollën e 7-të Fillore të Kardhicës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Greqi.

Në këtë ngjarje të veçantë do të marrin pjesë përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Selanik, Kryesia e Komunitetit Shqiptar në Greqi, përfaqësues të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Kryetari i Bashkisë së Kardhicës dhe drejtoresha e shkollës, të cilët do të mbështesin këtë iniciativë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Programi i aktivitetit

📌 Fjalimi i hapjes në shqip dhe greqisht
📌 Regjistrimi i fëmijëve dhe shpërndarja e librave shkollorë
📌 Zhvillimi i orës së parë të mësimit në gjuhën shqipe

Kursi do të ofrojë mësim cilësor për vogëlushët shqiptarë, duke i ndihmuar ata të ruajnë lidhjet me rrënjët e tyre gjuhësore dhe kulturore. Organizatorët ftojnë të gjithë prindërit dhe fëmijët të marrin pjesë në këtë moment historik për komunitetin shqiptar në Kardhicë.

📞 Për më shumë informacion: 6986656188 & 6973413301
📍 Shkolla e 7-të Fillore e Kardhicës (Εθνάρχου Μακαρίου, κοντά στον Ιερό Ναό του Αγίου Δημητρίου)

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.