SHBA/ “Bijtë e Shqipes” simpozium për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E shtunë, 15 Mars, 2025

Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizon një simpozium të veçantë në Philadelphia, më 15 shkurt. Ky aktivitet synon të bashkojë komunitetin shqiptar në SHBA për të reflektuar mbi rrugëtimin e Kosovës drejt sovranitetit dhe sfidat e saj në këto 17 vite.

Në simpozium do të marrin pjesë studiues, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe personalitete të tjera, të cilët do të ndajnë perspektivat e tyre mbi arritjet dhe sfidat e shtetit më të ri në Evropë. Ngjarja është e hapur për të gjithë dhe pjesëmarrja është falas.

Aktiviteti do të përmbyllet me një koktej, ku të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë gatime tradicionale shqiptare dhe të festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm në një atmosferë miqësore dhe festive.

📅 E shtunë, 15 shkurt
Ora: 17:00 – 19:00
📍 Bijtë e Shqipes, 3322 Willits Rd, Philadelphia, PA 19136

Shoqata “Bijtë e Shqipes” fton të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë dhe të festojnë së bashku këtë ditë historike për kombin shqiptar!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.