“The sun also sets”, ekspozita e Anila Rubikut në Tiranë

E martë, 1 Korrik, 2025

Artistja Anila Rubiku çel ekspozitën e parë vetjake në Shqipëri, “The Sun Also Sets”. Kjo cilësohet si një rrugëtim artistik përmes kujtesës, fuqisë dhe transformimit.

Nëpërmjet dy serive të veprave, Rubiku eksploron lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë: një reflektim mbi tokën ku lindi dhe vendin ku jeton prej dekadash. Frymëzuar nga poema Ozymandias e Percy Bysshe Shelley e vitit 1818, artistja rrëfen madhështinë kalimtare të qeverive dhe metamorfozën e peizazheve urbane, me një vështrim kritik mbi një shekull histori, monumente dhe arkitekturë.

Ekspozita përfshin edhe vepra nga The Inner Door, një koleksion qëndismash që i shndërrojnë dyert milaneze në dëshmi të jashtëzakonshme vizuale, falë bashkëpunimit me artizanet e Gurit të Zi.

Një ekspozitë që bashkon të kaluarën dhe të tashmen, artin dhe mjeshtërinë, për të treguar fuqinë e kujtesës përmes strukturës së kohës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.