“Shqipëria, shtëpia ime” rikthehet në teatër në Romë

E diel, 23 Mars, 2025

Më 24 janar, në orën 21.00 Aleksandros Memetaj me shfaqjen “Shqipëria shtëpia ime”, do të jetë në teatrin e Villa Lszzaroni me një shfaqje që ka fituar disa çmime të rëndësishme. Ajo tregon historinë e fateve të kryqëzuara të një babai dhe djali mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në fillim të viteve ’90 me rënien e regjimit komunist në Shqipëri mijëra njerëz u larguan drejt Italisë e mes tyre dhe Aleksandër Toto, 30-vjeçar që arratiset nga Vlora në bordin e peshkarexhës “Mirëdita” dhe arrin Brindisin. Në atë peshkarexhë ishte dhe Alesandros Memetaj një foshnjë 6 muajshe. “Shqipëria shtëpia ime” është një histori e një biri që rritet larg vendlindjes, në Veneto, vend që nuk do i japë kurrë përkatësi të plotë dhe një babai, me sakrificat e bëra, dhe rreziqet që kalon që i biri të mos rritet në varfëri në një shtet (komunizmi)që tashmë nuk ekziston më. Fatet e të dy Aleksandërve do të kryqëzohet disa herë në histori derisa krijojnë një mendim të vetëm.

Kjo shfaqje e interpertuar nga Aleksandros Memetaj me regji të Giampiero Rappa ka fituar çmimin “Premio Museo Cervi”, Teatri për Kujtesën në 2016 dhe çmimin “Avanguardie”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.