Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pasaporta dhe letërnjoftimi shqiptar nuk vlejnë si dokument provues për adresën tuaj jashtë Shqipërisë.
Ky informacion është i rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që planifikojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë.
Për të regjistruar adresën tuaj dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, është e nevojshme që të dorëzoni dokumente të tjera të pranueshme që vërtetojnë vendndodhjen tuaj jashtë territorit të Shqipërisë.
KQZ fton të gjithë shqiptarët jashtë vendit të informohen dhe të përfshihen në këtë proces të rëndësishëm për vendin.
Shpërndani këtë informacion dhe sigurohuni që të jeni të regjistruar për votim.
Për më shumë informacion dhe për të mësuar mënyrën e regjistrimit, mund të shkarkoni aplikacionin mobile të KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al dhe sekcionin “Votues nga Jashtë”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.