Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanikë, e drejtuar nga Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, do të shënojë 9-vjetorin e saj me një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet më 16 janar.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë profesionistë të fushës së drejtësisë, studentë dhe të interesuar të tjerë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve brenda komunitetit ligjor shqiptaro-britanik.
E njohur për angazhimin e saj aktiv, Shoqata ofron mbështetje ligjore për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe luan një rol të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të tyre. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të shumta, ajo ka kontribuar në forcimin e lidhjeve mes profesionistëve shqiptarë dhe atyre britanikë në sektorin juridik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.