Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës i bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit, e sidomos grave si forcë progresiste të regjistrohen për të votuar bë zgjedhjet e 11 majit.
“Gratë janë një forcë progresiste dhe shtyllë e ndryshimit në shoqëri. Pjesëmarrja e tyre në proceset demokratike, si regjistrimi për votim, është një hap thelbësor drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të barabartë dhe më të drejtë.
Sot, statistikat në PER tregojnë se vetëm 28% e regjistruarve janë gra. Le të frymëzojmë dhe inkurajojmë njëra-tjetrën që të rrisim këtë përqindje, sepse zëri i gruas ka fuqinë për të ndryshuar botën!
Bëhu pjesë e këtij ndryshimi – regjistrohu sot dhe shpërndaje mesazhin!
Mos hezitoni te më kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë lidhur me platformën e rregjistrimit Diaspora.kqz.gov.al”, shkruan znj. Hyka.