Mësime të hapura shqip dhe festë gjatë ditëve të pakicave kombëtare në Zagreb

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Pakicave Kombëtare” dhe “Ditës Europiane të Gjuhëve,” më 28 Shtator 2023, në Parkun Zrinjevac të Zagrebit, do të zhvillohen mësime të hapura të klasave të gjuhëve të pakicave kombëtare. Ngjarja do të zhvillohet prej orës 10:00 deri në 13:00 dhe ka për qëllim promovimin e gjuhëve dhe kulturave të ndryshme që jetojnë në Kroaci.

Gjuha shqipe do të prezantohet nga nxënësit e Shkollës Fillore “Eugena Kumičića” të qytetit Velika Gorica, si dhe nga disa shkolla të Zagrebit dhe Stubice Toplice. Programi do të përfshijë një prezantim të gjuhës shqipe, një kurs të shkurtër për nxënësit, si dhe lojëra gjuhësore që do t’i ndihmojnë ata të njohin më mirë kulturën shqiptare.

Një stendë e veçantë do të jetë e hapur për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, ku vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë më shumë rreth traditave dhe zakoneve shqiptare. Në programin artistik, nxënësit do të performojnë këngë, recitime dhe valle, duke sjellë një atmosferë festive dhe ngjyra të kulturës shqiptare.

“Të gjithë janë të ftuar të vizitojnë stendat dhe të ndjekin programin artistik të nxënësve të pakicave kombëtare të Zagrebit. Ju lutemi t’ia përcillni këtë ftesë miqve, shokëve dhe familjarëve tuaj, për të bërë pjesë në këtë ngjarje të veçantë që promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor në Kroaci” thuhet në njoftim.

Programi organizohet nga Kordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Zagrebit në bashkëpunim me mësueset e gjuhëve të pakicave kombëtare të Zagrebit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.