Diaspora redakton Wikipedia-n

E premte, 4 Korrik, 2025
E premte, 4 Korrik, 2025

Diaspora redakton Wikipedia-n

Prej 20 shkurtit  Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe kanë nisur një fushatë për redaktimin e gjuhës shqipe në platformën wikipedia.

Misioni i kësaj nisme të përbashkët është ruajtja e identitetit dhe promovimi i trashëgimisë shqiptare në Wikipedia-t lokale të gjuhëve të ndryshme. Ftohen të gjithë pjesëmarrësit që duan të shkruajnë, përmirësojnë apo të përkthejnë artikuj enciklopedikë nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja rreth historisë, gjeografisë, kulturës, ekonomisë, shoqërisë sonë për tema të ndryshme dhe të lira.

Qëllimet e fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n” janë:

  • Promovimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Wikipedia në gjuhët lokale, ku jeton diaspora;
  • Rritja e sasisë dhe cilësisë së artikujve në platformën “Wikipedia” në gjuhët e huaja;
  • Fuqizimi i diasporës sonë drejt dijes së lirë;
  • Krijimi i komunitetit të diasporës shqiptare rreth Wikipedia-s.

Të interesuarit mund të regjistrohen në sesionet trajnuese duke plotësuar formularin si më poshtë: https://forms.gle/ZaMzq8q6gD3zFx1u8

Për më shumë informacione rreth fushatës, mund të vizitoni:

Fushata do të vazhdojë deri më 20 mars 2024 ndaj  Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë komunitetin e diasporës shqiptare kudo që ndodhet t’i bashkohet fushatës “Diaspora redakton Wikipedia-n”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.