Më 14 janar, në orën 15.00 do të rinisin takimet letrare të Albani Letteraria të organizuara në bashkëpunim me qendrën kulturore “SloëwMill” në Milano. Një seri takimesh dedikuar plotësisht poezisë.
Aktiviteti i mbështetur nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano dhe në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë LSHASH, përveç Presidentit të lidhjes do të marrin pjesë tre poetë: Valbona Jakova, Mimoza Leskaj dhe Fatmir Gjata.