Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës-një realitet!

E premte, 3 Maj, 2024

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025. Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e kumtuan këtë lajm dje, gjatë kqyrjes së punimeve në këtë aeroport.

Aeroport i kategorisë më të lartë në Ballkan 

Aeroporti është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan, e cila mund të përpunojë edhe avionë transoqeanikë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet. Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025, me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, është e sigurt që Aeroporti i Vlorës do të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milion pasagjerë!

Aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore,  duke u marrë masa që të mos krijohen probleme me reflektimet e paneleve gjatë uljes e ngritjes së avionëve  në aeroport. Panelet do të prodhojnë 5.2 megavat energji të rinovueshme, e cila do të shkojë e gjitha për nevojat e aeroportit.

Vlora ka patur aeroport rreth 110 vjet më parë!

Vlora ka patur aeroport në vitin 1914!. Ushtria italiane në Vlorë, në fund të vitit 1914, ngriti një fushë aviacioni për qëlllime ushtarake në Mifol, e cila, përveç avionëve të zakonshëm, përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.

Në nëntor të vitit 1924, qeveria shqiptare e asaj kohe nënshkroi një marrëveshje koncesioni 10 vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”. Në bazë të kësaj marrëveshje, u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”. Në vitet 40-të të shekullit të kaluar, nga aeroporti i qytetit të Vlorës zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër, ku bileta kushtonte 11 franga ari për person, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari për person, ose 216 euro të sotme.

Tabela 1. Aeroporti i Vlorës-historiku

Nr. Koha Veprimi Cilesim
1 Viti 1914 Ndërtohet aeroporti ushtarak i Mifolit Përdoret për qëllimet e furnizimit të ushtrisë italiane në Vlorë
2 Viti 2002 Qeveria Nano përkund idenë e ndërtimit të një aeroporti ndërkombëtar në Vlorë Nuk shndërrohet në projekt, pasi nuk gjen interesim direkt investuesish të huaj
3 Tetor 2017 Përfundon studimi i leverdishmërisë për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës Studimi e nxjerr me shumë leverdi ndërtimin e aeroportit
4 19 prill 2021 Nënshkruhet kontrata me konsorciumin e kompanive Mabetex Group (50%), YDA-Group (48%) dhe 2A Group (2%). Vlera e investimit 103.9 milionë euro. -Investuesi kryesor: Mabetex Lugano, me pronar Behxhet Pacolli, me pasuri neto 830 mln euro. Aksioneri tjetër, kompania turke YDA Group, ndërtoi spitalin rajonal të Fierit në tre muaj, me urdhër të Kryeministrit turk Erdogan.
5 28 nëntor 2021 Në 109 Vjetorin e Pavarësisë, nisën punimet për ndërtimin e aeroportit. – Punimet do të zgjasin tre vjet

Vlora-porta ajrore e Jugut

Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë  20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti në Akërni ndodhet në një zonë të ulët bregdetare në 2 metra nën nivelin e detit. Prandaj dhe është bërë një punë e madhe inxhinierike nga kompanitë ndërtuese, me ngritje dherash, duke e ngritur pistën dhe aeroportin mbi nivelin e detit. Pista për uljen dhe ngritjen e avionëve po ndërtohet 2.6 metra më e lartë se niveli i detit dhe aeroporti 4 metra më i lartë, ndërsa rruga perimetrale 6 km(rrotull pistës)  është që sot e gatshme për asfaltim. Të gjitha këto vepra përfundojnë brenda verës së vitit 2024.

Në fillim të vitit 2024 nis ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë. Po në janar 2024, në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Mynihut i cili do ta menaxhojë Aeroportin e Vlorës, fillon çertifikimi ndërkombëtar i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Krahas punishtes së mirëmbajtjes së avionëve, Aeroporti i Vlorës do të ketë edhe Akademinë  e Pilotëve shqiptarë të aviacionit civil. Deri në fund të verës së vitit 2024, Aeroporti do të ketë të çertifikuar ndërkombëtarisht kontrollorët e tij të trafikut ajror.

Tabela 3. Vlora, porta ajrore e Jugut

Nr. Treguesi Vlera Cilësim
1 Investimi 103.9 mln euro -Aksionerët e konsorciumit i kanë paratë në 100% të vlerës së investimit.
2 Gjatësia e pistës më e madhe se e Rinasit

Gjerësia e pistës më e madhe se e Rinasit

3.2 km

60 m

– Rrit cilësinë e operacioneve aeroportuale

– Rrit sigurinë

3 Ndërtohet në tre vjet nga lidhja e kontratës

Ka hapur 1 mijë vende pune gjatë ndërtimit

2022-2024 –          Duke llogatitur edhe kohën e kolaudimit dhe marrjes së çertifikatës së sigurisë, aeroporti mund të nisë nga fluturimet në mars-prill 2025
4 Rrit çdo vit me 0.4% prodhimin kombëtar dhe me 8 % prodhimin në rajonin e Vlorës

Cargo dhe “ofiçinë” mirëmbajtje

2025-më tej -Shtohen turistët vendas dhe të huaj

– Ndërtohen hotele, restorante, qendra biznesi dhe resorte në zonën përreth aeroportit

– Nxitet Diaspora të vizitojë më dendur Shqipërinë

5 Shumë afër rrugës nacionale.

Strehë e kompanive “low cost”

-Vendodhja: Akërni. 10 min larg autostradës Levan-Vlorë

-Fluturime “point to point”(destinacion në destinacion). Lidhje me çdo aeroport dytësor në Greqi dhe Mal të Zi

  • Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të operohet nga autoritetet portuale të Aeroportit të Mynihut në Gjermani, ndër më të mëdhenjtë e botës.

Shumë shpejt, futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug te vendit, duke thithur turiste te huaj nga plazhet dhe destinacionet turistike te Greqise.  Lajm i mirë për aeroportin e Vlorës dhe gjithë ekonominë shqiptare është që aeroportin e Vlorës do ta menaxhojë autoriteti aeroportual që menaxhon Aeroportin e Mynihut në Gjermani, një ndër më të mëdhenjtë në botë. 