“Albanian Open Day”, festivali i traditës dhe gastronomisë shqiptare në Greqi

E mërkurë, 22 Maj, 2024

“Nëntori Shqiptar” muaji i dedikuar kulturës dhe traditës shqiptare në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi ka vijuar me aktivitetin “Open Day Albania”, një festë madhështore që bashkoi qindra bashkatdhetarë nga e gjithë Greqia.

Kjo nismë u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës së RSH-së në Athinë, 15 shoqatave dhe OJQ-ve shqiptare dhe nën kujdesin e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.

Këtë aktivitet me larmishmëri ngjyrash, shijesh dhe folklori nga të gjitha trevat shqiptare, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva dhe Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj.

Zëvendës Ministrja për Diasporën në fjalën përshëndetëse vlerësoi përkushtimin e komunitetit shqiptar në Greqi në ruajtjen dhe promovimin e traditave shqiptare si shprehja më vokale e identitetit kombëtar. Duke i konsideruar bashkatdhetarët si ambasadorët më të mirë të traditës dhe ura lidhëse midis vendeve, znj. Malo i drejtoi ftesë komunitetit shqiptar në Greqi, një prej komuniteteve më të mëdha në diasporë, të bëhen pjesë e Samitit të 3-të Diasporës, i cili do të zhvillohet në Tiranë, në datat 22-23 nëntor 2023.

Mikpritësja e këtij aktiviteti, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e madhe dhe krenarinë për traditat tona të bukura, të cilat janë përfaqësuar denjësisht dhe ngritur lart nga bashkatdhetarët tanë në Greqi. Duke iu referuar mbështetjes dhe promovimit të diasporës shqiptare në Greqi si një nga prioritetet më të larta në detyrën e saj, Ambasadorja Hajdaraga theksoi se Shtëpia jonë e Përbashkët do të jetë gjithnjë e hapur për të promovuar vlerat më të mira kombëtare.

“Albanian Open Day”, një panair i mbushur me shumëllojshmëri aktivitetesh nga treva të ndryshme shqiptare, si gatime dhe pije tradicionale, këngë dhe valle, sfilata me veshje popullore, vepra artizanale të punuara me mjeshtëri nga artizanet duararta të komunitetit tonë, manifestoi katërcipërisht bukurinë e traditës sonë dhe dashurinë e njerëzve për të, duke e shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore e artistike dhe në një festë emocionuese të familjes së madhe shqiptare.