Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar, bilbili i gjuhës shqipe

E diel, 13 Tetor, 2024

Nga Dr. Nikollë Loka

Përgjatë shekujve, letërsia shqipe ka pasqyruar fatin e kombit shqiptar, fatin e një vendi të vogël në një rajon evropian, i cili për arsye politike, historike, ekonomike dhe gjeografike ka mbetur i pazhvilluar në këtë kontinent(Bilali,2013) dhe kulturalisht jashtë tij. Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare, kalimin nga brendia fetare me karakter didaktik, në letërsinë e mirëfilltë artistike, duke hedhur, në të njëjtën kohë, edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare. Kjo letërsi pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe realist, por në thelbin e vet kishte mbetur letërsi romantike. Në veprat më të mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndrra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar. Figura më e shquar e kësaj periudhe është Naim Frashëri, i cili e lartësoi Shqipërinë dhe nxiti ndër shqiptarë krenarinë kombëtare. Roli i tij si mendimtar socio-politik në çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman është i një rëndësie të veçantë. Ai ndikoi jashtëzakonisht shumë te shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë. Rëndësia e Naim Frashërit si poet kombëtar qëndron në mesazhet sociopolitike, filozofike dhe fetare për popullin e tij për t’i shërbyer bibliotekës, tolerancës dhe vetëdijes kombëtare jo vetëm te bektashinjtë, por edhe te të gjithë shqiptarët në trevat shqiptare(Ziaee, 2011). Ai u bë themeluesi i letërsisë së re me përmbajtje patriotike e njerëzore, me forcë artistike dhe vlera të spikatura stili(Kola,2020: 38).

 Formimi intelektual, përfshirja në Lëvizjen Kombëtare

Naim Frashëri (1846-1900) konsiderohet sot si poeti kombëtar i Shqipërisë.  Lindi më 25 maj 1846  në Frashër të Përmetit, në një familje të arsimuar. Babai, Halit Beu i përkiste familjes së Ajaz Beut, ndërsa nëna e tij Emine, familjes së Iljaz Bej Mirahorit. Naimi e kaloi fëmijërinë e tij në Frashër, ku vazhdoi shkollën dhe mësoi turqisht, persisht dhe arabisht. Në teqen bektashiane të Frashërit, ai ishte formuar me traditat shpirtërore të Orientit.

Familja Frashëri u shpërngul në vitin 1865 dhe u vendos në Janinë, ku Naimi ndoqi shkollën e mesme Zosimea në gjuhën greke, e cila i siguroi bazat e një arsimi klasik të orientuar nga kultura e Perëndimit. Këtu ai studio greqishten e vjetër dhe moderne, frëngjishten dhe italishte, si dhe vazhdoi të thellonte privatisht dijet në gjuhët orientale (Elsie, http://www.albanianliterature.net/).  Ndërsa rritej në njohuri, atij iu shtua dëshira për njohjen e fesë së tij panteiste bektashiane, njohjen e poetëve të Persisë klasike, si dhe shprehu interes për njohjen e iluminizmit. Edukimi i tij në Janinë e bëri atë model të një intelektuali osman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të formuar në të dy kulturat, perëndimore dhe lindore. Ndërsa pretendohet, jo vetëm nga krerët bektashianë, por edhe nga studiuesit modernë të bektashizmit, se bektashinjtë duhet të kenë luajtur, krahasimisht, një rol të jashtëzakonshëm në formësimin e nacionalizmit shqiptar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, është pohimi ynë se. përtej një marrëdhënieje të vështirë të supozuar tradicionalisht të bektashizmit me autoritetet fetare dhe politike osmane, zgjedhja e tyre për një qëndrim antiturk dhe nacionalist duhet të ketë shkuar së bashku me një përforcim të heterodoksisë karakteristike të sistemit të tyre të besimeve dhe praktikave. Dhe sigurisht nuk është për t’u habitur që Naim Frashëri ishte veçanërisht i dobishëm në atë drejtimAbazi, Doja: 2013: 860).

Në vitin 1870, Naimi udhëtoi për në Stamboll, ku kaloi disa kohë, por për shkak të sëmundjes së tij,  vendosi të kthehej në malet shqiptare. Për pak kohë punoi si nëpunës civil në Berat dhe, nga viti 1874, për tre vjet, shërbeu si zyrtar doganor në Sarandë. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij atdhetar dhe letrar si poet; njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur shqipe, shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare etj.

Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, të cilat sollën formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të Lidhjes në Jugun e Shqipërisë, si dhe përkrahu e përhapi programin e saj. Në vitin 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim, Naimi nisi rrugën e Poetit Kombëtar.

Në vitin 1881 ose 1882, Naim Frashëri u kthye në Stamboll dhe, pas arrestimit të vëllait Abdylit, në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve që jetonin në kryeqytetin osman. Mori pjesë në punën e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare dhe të Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, që ishin themeluar në Stamboll(Elsie, 1997:117). Ai ia kushtoi tërë energjinë botimit të librave shqip, veçanërisht teksteve shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme, për të mësuar brezin e ri shqiptar(Biernat, 2013:2). Punoi për ngritjen e shkollave shqipe dhe hartoi libra mësimore; shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë. U angazhua dhe në botimin e shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja Kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar(Frashëri, http://qbd.gov.al/naim-frasheri/).

Nga viti 1882, Naimi punoi si censor në Ministrinë e Arsimit(Biernat, 2013:2), ku ushtroi  të gjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e së parës shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë më 1887(Elsie, 1997 :120).

Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe në vitin 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve Frashëri në Tiranë.

Njëri ndër personalitetet më të shquara të Rilindjes Kombëtare

Naim Frashëri ishte përfaqësues i Rilindjes Shqiptare që bashkoi idealet politike qytetare të rilindjes së kombit dhe idealet njerëzore të rilindjes njerëzore. Rilindja e kombit dhe liria e kombit në mendimet e Naimit lidheshin me rilindjen e njeriut dhe me lirinë e njeriut, me zgjimin dhe pasurimin e tij mendor e shpirtëror dhe me përsosjen e tij morale(Kola, 2020 : 38).

Në veprën e Naimit, letërsia shqipe u zhvillua në thelb pa u varur nga ndikimi i veprave të tjera të letërsisë dhe kulturave. Filloi të lulëzojë në mënyrë të pavarur si letërsi e kombit shqiptar. Naimi e afroi kështu letërsinë me proceset shpirtërore dhe zhvillimin kombëtar të shqiptarëve dhe e bënë atë shprehje të vërtetë të ndërgjegjes së tyre morale dhe estetike(Kola, 2020 :39). Vepra e Naim Frashërit me siguri nuk mund të shihet e ndarë nga sistemi letrar i romantizmit shqiptar dhe në këtë këndvështrim është ndoshta maja më e ekzaltuar e kësaj periudhe. Por, duke mos përjashtuar dikotominë përjashtuese në mendimin e Frashërit në lidhje me osmanët dhe shqiptarizmin,  na duhen terma më delikate dhe historikisht më të ndjeshme për të pasqyruar me saktësi idetë e tij. Cilido qoftë termi që mendojmë, çdo kualifikim i pozicionit të tij duhet domosdoshmërisht të përshtatet me një theksim të dimensioneve universaliste të orientimit të tij intelektual, ashtu siç ishte rasti me vëllain e tij më të vogël, veprat e të cilit në përgjithësi përbëheshin nga një kombinim i stileve të të shkruarit oriental dhe perëndimor. Si autor dhe mendimtar, ai ishte mendjehapur me vetëdije për të gjitha kulturat dhe qytetërimet, dhe i çliruar nga çdo kompleks eurocentrik apo aziatik. Naim Frashëri ka përfshirë dhe pajtuar në veprën e tij filozofike rryma mendimi dhe përvoja poetike të ndryshme, si nga traditat lindore ashtu edhe ajo perëndimore(Abazi, Doja: 2013: 860-861). Më mirë se kudo tjetër, ideja e Frashërit për misionin e tij u shpreh përmes simbolit të ‘fjalëve të qiririt’, që është edhe vargu i parë i njohur që ai botoi në shqip. Qiri është një nga simbolet tradicionale të poezisë persiane dhe letërsisë sufi, në thelb të misticizmit islam, i lidhur ngushtë me fluturën që digjet në flakët e qiririt, duke vendosur kështu motivin e njohur mistik të vetëasgjësimit fizik të qenies njerëzore. të shkrihet në Zotin (fana-fi-Hakk). Ndërsa kjo shprehte një filozofi pasive, idenë e gjetjes së lumturisë në një gjendje dehjeje mistike dhe ekstaze fetare, Frasheri e shtjelloi në mënyrë novatore motivin e njohur, duke u larguar nga thelbi mistik i lartësuar origjinal. Ai e ndërtoi poezinë e tij mbi simbolin e ndezjes së qirinjve për të theksuar misionin e tij të ndritur qytetar dhe humanist për të ndriçuar bashkatdhetarët e tij në rrugën e tyre drejt lirisë dhe prosperitetit. Pra, Frasheri tregoi një filozofi aktive, një filozofi veprimi dhe sakrifice, duke u bërë vetë një udhëheqës shpirtëror i bashkatdhetarëve të tij, një pishtar njerëzor që ndriçoi rrugën drejt mirësisë, dijes dhe përsosmërisë morale: Në mes tuaj kam qëndruar/ e jam duke u përvëluar/ që t’u ap pakëzë dritë/ natënë t’ua bënj ditë(Abazi, Doja: 2013: 868).

Naimi është autor i njëzet e dy veprave: katër në turqisht, një në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në shqip. Meqë Porta e Lartë nuk lejonte botimin e librave në gjuhën shqipe, veprat më të njohura të tij u botuan në Bukuresht, ku kishte një ngulim të rëndësishëm e të zhvilluar shqiptarësh e ku ishte ngritur një shtypshkronjë shqiptare nga Shoqëria e të Shtypuri Shkronja Shqip në vitin 1886. Po këtu, ai botoi një varg doracakësh në gjuhën shqipe për shkollat fillore, si p.sh. tekstin në dy pjesë: “E këndimit çunavet këndonjëtoreja”, Bukuresht 1886; “Vjersha për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1886; “Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1886; “Dituritë për mësonjëtoret të para”, Bukuresht 1888. Në funksion të pozicionit të tij si drejtor i Zyrës së Censurës të Ministrisë Turke të Arsimit, Naimi ishte në gjendje herë pas here të shmangte ndalimin e librave dhe botimeve në gjuhën shqipe, të imponuara nga Porta e Lartë. Pavarësisht nga kjo, ai e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e tij të plotë në shumë prej botimeve, por “NH”, ‘ “NHF” ose “NF”(Elsie,http://www.albanianliterature. net.

Përmbledhja me poezi “Bagëti e bujqësi”, për të cilat përmendet, u botua në Bukuresht dhe u bë shumë e popullarizuar në mesin e bashkatdhetarëve të Naimit, të cilët e futën në Shqipëri me karvane. Në të, poeti shpreh pakënaqësinë e tij me jetën e Stambollit dhe idealizon fshatrat e largët dhe të dëshiruar të Shqipërisë. Në përmbledhjen “Luletë e verësë”, Bukuresht 1890, ai gjithashtu hyjnizoi bukuritë e fshatit shqiptar në njëzet e tre poezi me tingëllimë të pasur. Këtu filozofia panteiste e rritjes së tij bektashiane dhe ndikimi i fortë i klasikëve persë shoqërohen në mënyrë harmonike me idealizmin patriotik, me krijimtari letrare që i shërben qëllimit të identitetit kombëtar.

Epika monumentale, “Historia e Skënderbeut”, në të cilën Frashëri rrëfen sukseset e heroit kombëtar shqiptar kundër pushtuesve osmanë mbahet si aspirata e tij poetike më e famshme dhe më e madhe. Është një epikë historike me 11 500 vargje, që ai duhet ta ketë shkruar rreth vitit 1895, që i takon të ishin vitet e tij të fundit të krijimtarisë së tij.

Një vepër tjetër me përmasa të ngjashme është “Qerbelaja”, botuar në të njëjtin vit në Bukuresht. Është një epos fetar shiit me njëzet e pesë këngë, që merret me betejën e Qerbelasë në Irak, në vitin 680 pas Krishtit(Elsie, ,http://www.albanianliterature. net).

Krijimtaria e Naim Frashërit ishte së pari atdhetare, ndërsa idetë fetare i kishte përdorur për të thelluar më tej idetë kombëtare. Në poemën “Qerbelaja”, ai ritregon sagën e shiizmit, duke u përpjekur të ndërthurë sufizmin me filozofinë perëndimore në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (Doja, 2008 :75). Në formulimin dhe argumentimin e ideologjisë nacionaliste, Frashëri përdori të dy konceptet: panteiste dhe gnostike, që vijnë nga tradita lindore dhe ajo perëndimore. Ndër të tjera, ai sugjeroi hapur dhe teorizoi pajtimin e fesë me idenë e kombit(Doja, 2008 :75). Marrëdhëniet gjithnjë të vështira të bektashinjve me autoritetet fetare dhe politike osmane kanë ndikuar pa dyshim në zgjedhjen nga ana e tyre të një qëndrimi antiturk dhe nacionalist, por kjo ka ardhur njëkohësisht me rifuqizimin e vijës së tyre fetare jozyrtare dhe çlirimtare, e cila ishte tipike për sistemin e tyre të bindjeve dhe riteve. Nuk duhet të ngjallë habi fakti që ishte ai intelektuali shqiptar që u përpoq të krijonte një gjuhë të shkruar shqipe të njësuar dhe të hyjnizonte në veprat e tij historinë e Shqipërisë, të shpalosur në një farë mase në veprën e tij “Fletore të bektashinjet” (1896), ku paraqet parimet e reja teologjike e praktike të bektashizmit dhe normat organizative që rregullonin funksionimin e tij(Doja,2008 :64).

Naimi, në vazhdën e një tradite të gjatë të letërsisë dhe filozofisë lindore, u përpoq të shprehte dhe propagandonte pikëpamjet e tij iluministe dhe humaniste të lirisë. Ai ngriti lart drejtësinë e imamit si flamurmbajtës dhe luftëtar i shquar i lirisë kundër padrejtësisë së tiranëve dhe kundërshtarëve pushtetrrëmbyes, duke shpallur si parim të patundur përfundimin se në luftën ndërmjet drejtësisë dhe padrejtësisë, lirisë dhe tiranisë, fundi nxjerr fitimtarë drejtësinë dhe lirinë. Më tepër se një ritregim i ngjarjeve historike, “Qerbelaja” e Naim Frashërit është një vepër moraliste dhe intelektuale, një riformulim dhe shpallje e moralit dhe parimeve humaniste, një thirrje për pastërti dhe përsosuri morale, në mënyrë që njerëzimi të mund të gëzojë jetën mbi dhé, si dhe t’u bëjë ballë ngjarjeve të këqija(Doja, 2008 :65). Ndër teoritë dhe konceptet fetare e filozofike të favorizuara nga Frashëri, panteizmi nënkuptonte një marrëdhënie të unitetit dhe identitetit të shpirtit me trupin ose subjektin me objektin në përgjithësi, dhe veçanërisht qëllimin e identitetit kombëtar. Qëllimi i përpunimit dhe zhvillimit të koncepteve të tilla ishte padyshim nevoja e Frashërit për të përmbushur dhe aktualizuar politikisht kërkesat dhe detyrat kombëtare të veprimtarisë së tij, përkatësisht krijimin e unitetit dhe harmonisë kombëtare shqiptare dhe ideja që përmes transformimeve që rrjedhin nga vetëmohimi dhe qëndresa. liria dhe prosperiteti i së kaluarës mund të përsëriten dhe të ripërtërihen(Abazi, Doja, 2013 :864).

Me mesazhin që përcolli, me idetë filozofike dhe fetare që transmetoi, Naimi kishte për qëllim ndërgjegjësimin kombëtar dhe kapërcimin e barrierave fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit XX ishte i jashtëzakonshëm. Shumë nga poezitë e tij u bënë këngë sa ishte në jetë dhe u kënduan në raste të ndryshme. Nëse dikush krahason gjendjen e letërsisë shqipe para dhe pas Naim Frashërit, bëhet i vetëdijshëm për rolin kryesor që ai luajti në shndërrimin e shqipes në gjuhë letrare(Elsie.http://www.albanianliterature. net).

Në lidhje me Naim Frashërin, shkencëtari i shquar Eqerem Çabej shkruan: “Në veprën e Naim Frashërit apostulli dhe poeti janë një …Si rezultat, është e vështirë të dallosh artistin nga patrioti. Me mesazhin që përcolli, me idetë filozofike dhe fetare që transmetoi, Naimi kishte për qëllim ndërgjegjësimin kombëtar dhe kapërcimin e barrierave fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit XX ishte i jashtëzakonshëm(Elsie, http:/www.albanianliterature. net).

Naimi mbeti në historinë e kombit shqiptar si bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Tradita që ai krijoi është edhe sot e gjallë dhe frymëzuese. Më tepër se shkrimtar, ai është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë i ka dhënë Naimit dhe dy vëllezërve të tij, Abdylit dhe Samiut dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”. Naim Frashëri mbetet një nga personalitetet më të shquara të kombit tonë që frymëzoi dhe do të frymëzojë në shekujt që vijnë brezat e shqiptarëve, në përpjekjet e tyre për liri dhe përparim shoqëror.