Pas viteve të tëra punë dhe jete në emigracion shumë shqiptarë po marrin vendimin për tu kthyer dhe për të investuar në vendlindje. I tillë është edhe rasti I Sajmir Kaçulit i cili ka vendosur të kthehet në tokën e tij në Shetaj të Durrësit për të kultivuar rozmarinë.
Kaçuli tregon se përse zgjodhi pikërisht këtë kulturë për ta kultivuar, tregun e shitjes dhe natyrisht pritshmëritë nga kjo eksperiencë: “Është një bimë shumë e mirë, që mendoj se do të sjellë fitime në të ardhmen”.
Ndonëse shprehet i kënaqur, edhe Sajmiri, si çdo fermer, tregon problematikat që has dhe mbështetjen që duhet t’u bëhet fermerëve nga shteti: “Problem është vaditja. E nevojshme është edhe një pikë grumbullimi”.
Ai shpreson që në të ardhmen të tërheqë edhe familjen e tij nga emigrimi dhe tokat që ka përreth, që sot janë me ferra, t’i kthejë në toka bujqësore.