6 vjet pa Dritëro Agollin, mjeshtrin e penës shqipe

E shtunë, 20 Prill, 2024

6 vjet më parë ndahej nga jeta kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit. Poezitë e para i botoi kur ishte ende në bankat e shkollës. Dritëro Agolli vlerësohet si një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”.

Për shumë kohë, Agolli punoi edhe si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” si dhe ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli ishte edhe deputet.

Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtar i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Ndërsa në prozë, kontributi më i rëndësishëm i Dritëro Agollit konsiderohet “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ndërkohë që spikasin romanet “Komisari Memo” dhe “Njeriu me Top”.

Vepra e fundit e tij ishte libri me poezi “Prit edhe pak” kushtuar bashkëshortes Sadije.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës./ATA/