Shqip në Aspropirgo

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Shqip në Aspropirgo

Në Aspropirgo, aty ku banojnë një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare, tani fëmijët e tyre do të kenë dhe pikën shkollore të gjuhës shqipe, ku do të mësojnë shqip, gjuhën e kombit të tyre.

Çelja e pikës shkollore në Aspropirgo u zhvillua më 08.01.2023 me një ceremoni festive dhe të gjithë ndihemi tepër të gëzuar ku arritëm këtë sukses.

Sfidat dhe sukseset për të ruajtur gjuhën shqipe në vend të huaj duhen festuar, duhen inkurajuar arritjet ku fëmijët tanë me dinjitet do të mësojnë edhe gjuhën e tyre kombëtare, gjuhën shqipe, në ambiente shtetërore shkollore të standardit grek.

Dhe në këtë festë të Gjuhës Shqipe fëmijët ishin stolia më e bukur.

Gëzimi i fëmijëve dhe yni mbizotëronte kudo e në çdo fytyrë. Hareja e fëmijëve nuk ndalej, ndriçonte qiellin dhe tokën.

Gjithçka festive, diellore, edhe natyra ishte dekoracioni ynë,sa bukuri e ngrohtësi. Gjithçka dukej në roz! Përreth, në oborrin e shkollës rendin të qeshur

fëmijë, aty ka prindër, gjyshër, miq , të ftuar,personalitete, aty janë dhe bashkëpunëtorët tanë të mirë, grekë dhe shqiptarë.

Kuptimin e kësaj ndjenje gëzimi e sillte arsyeja kush na mblodhi bashkë në këtë festë, dhe kjo padyshim ishte GJUHA SHQIPE!!! GJUHA JONË AMTARE !!!

Fëmijët dhe Gjuha Shqipe ishin gëzimi i festës , lumturia jone.

Lumturia jonë është e kuptueshme sepse për këta fëmijë japim vetën tonë, kohën e jetës sonë, punën tonë, dashurinë tonë, energjinë tonë.

Kjo festë në cdo detaj ishte krejt aromë shqiptare. Edhe fëmijët kishin përgatitur të përshëndetnin në festë.

Gëzimi i fëmijëve se do të këndonin ,

recitonin e vallezonin ishte futur në zemrat e tyre fëminore.

Entusiazmi i tyre na fali optimizëm që kishim arritur të bënim më të mirën për këta fëmije.

I gëzoheshim lumturisë së tyre.

Gëzoheshim se fëmijët tanë do të mësojne shqip të siguruar në kushte shkollore. Në bankat shkollore dhe në duart e tyre të vogla do të kenë tekstin me shkronja shqipe që lexohet me të njëjtën dashuri nga të gjithë fëmijët që mësojnë shqip në Greqi, në Itali, Zvicër, Gjermani, Austri, Finland, Kanada ,

Amerike…

Pra edhe kjo pikë shkollore në Aspropirgo është unike, këta fëmijë ashtu si gjithë fëmijët kudo në diasporën shqiptare , do të mesojnë shqip me të njejtin tekst mësimor të gjuhës shqipe dhe iu uroj gjithë fëmijevë t’ju sjelli gëzim, argëtim, dashuri për gjuhën shqipe, dije dhe suksese në të ardhmen.

Kjo ditë, ishte një dite ku u ndjejmë pranë fëmijëve të dobishëm.

Besoj se iniciativa për çeljen e pikës shkollore në Aspropirgo është një nga punët më të mira që kemi bërë  për këta bashkatdhetarë që janë larg nga komuniteti shqiptar i Athinës, në Aspropirgo.

Gjithçka u arrit si rezultat i  vazhdimësisë së nismës për hapjen e pikave të reja shkollore mbështetur nga bashkëpunimi i mirë i institucioneve shqiptare – greke në Athinë. Dhe për këtë sukses falënderoj përzemërsisht gjithë kontribuesit që u bashkuar në rrugën e perpjekjeve  dhe bashkëpunime tona që te çelej kjo pikë shkollore, ku nuk ishte aspak e lehte.

Falenderojmë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadoren znj. Luela Hajdaraga,  ku më kanë qëndruar afër me një përkushtimin të vazhdueshëm së bashku me znj.Joneda Dodaj,Oficeren Koordinatore për Diasporën, të cilat kanë plotësuar cdo kërkesë dhe ndërhyrje bashkëpunimi që më është dashur në të gjitha institucionet shtetërore – arsimore dhe lokale greke.

U jemi mirenjohës Drejtorisë së Ministrisë së Arsimit në Athinë.

Drejtorisë së Arsimit në Elefsina dhe Bashkisë së Aspropirgos.

Por, fal përkrahjes dhe mirësise së Drejtorit të Shkollës Nr 4 Aspropirgo, Z.Perikli Kostandopulos i cili pranoi kërkesën tonë dhe kështu u krijua mundësia të zhvillohet mësimi shqip në këtë shkollë.

Falenderoj bashkëpunimet me drejtorinë e Këshillit Pedagogjik dhe të Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle.

Gjithashtu falenderojmë përfaqësuesit e Bashkisë së Aspropirgos, z.N. Meletiu Kryetar, Nen Kryetaren znj.S.Mavridhi, z.TH.Çokas Kryetar i Keshillit Bashkiak , mirenjohje per mbeshtetjen juaj, sepse ruajtja e dygjuhesise per femijet tane nepermjet mesimit te gjuhes shqipe dhe kultures shqiptare,paralelisht me mesimet baze ne shkollat greke , bashkon me mire femijet ne shoqerine greke dhe evropiane.

Na nderuan me pjesemarrjen e tyre koleget z.Jovan Mehilli, themeluesi,  ligjeruesi dhe Kryetari i Nderit i Lidhjes se Mesuesve Shqiptare ne Greqi, znj.Aleksandra Nikollo dhe Luiza Muho, mesuese vullnetare te gjuhes shqipe te cilat kane  kontribuar gjithe jeten e tyre ne Atdhe dhe Diaspore per edukimin dhe arsimimin e shume brezave.

Keta mesues atdhetare sot veterane,

fjalet e tyre i degjoj me respektoj dhe veprat tyre i nderoj. Keta mesues dhane shembullin kryesore ne ruajtjen e gjuhes shqipe ne Greqi.

-Mesuese Lefteri !-me tha z.Shezo Bushi…per kete gezim suksesi do te vij ne feste me Grupin Polifonik “Lot Kurbeti ” dhe do te kendojme per gjuhen tone te dashur, per gjuhen shqipe. Dhe nga Athina Shezo Bushi erdhi shume festiv me familjen , me miqte dhe me anetaret e grupit,  zoterinjte Fatmir Denaj, Adriatik Nora, Artimon Sinaj, Armand Demaj, Fatjon Grabova, Sulo Balilaj. Keta artiste te kenges polifonike me zerin dhe interpretimin e mrekullueshem i dhane nje tjeter dimension artistik folklorik festes se gjuhes shqipe .Nuk munguan dashamiresit e gjuhes shqipe dhe patriote nga komuniteti i Athines dhe Aspropirgo, si Robert Kapllani , Jani Thoma e shume te tjere…

Pjese e festes sone u be dhe Shoqata Humane “ME JU DHE PER JU”,ku falenderoj  perzemersisht znj. Maro Anna , Arlinda Isaraj, Silvana Nuraj, Juna Bica.

Optimizem me pershendetjen e saj na dha dhe znj.Niki Caushi ku pergezoi prinderit dhe mesuesen per sukseset e nismes “GJUHA SHQIPE NA THERRET”, ku kane ndermare per hapjen e pikave shkollore te gjuhes shqipe ne Athine, e cila eshte edhe vete pjese e kesaj nisme.

Falenderojme te gjithe se bashku Agjensine Top-Lines.al Athine, qe mundesoi udhetimin falas dhe shume komod per te sjelle bashkeatdhetaret tane nga Athina-  Aspropirgo – Athine. Dhe nuk ka qene hera e pare ku z.Artur Bibe ka qene prane nxenesve dhe mesueseve te gjuhes shqipe.

Kjo feste i ngjante nje dasme te vertete shqiptare ,ku dixhej Klodi shoqeroi Festen me muzike nga te gjitha trojet shqiptare, me valle e kenge per femije.

Te bashkepunosh per te çelur pika shkollore te gjuhes shqipe me pushtetin institucional grek dhe t’i mbash ato kerkon vullnet te forte, kembengulje , pergatitje profesionale, dashuri per gjuhen shqipe, energji per te perballuar sfidat, dhe per kete duhet te pyesesh mire veten nese i ke mundesite te punosh per misionin e shenjte vullnetar te gjuhes shqipe.

Te dashur nxenes, prinder, kolegë, miq dhe bashkepunetore, megjithe veshtiresite qe na eshte dashur te perballoje ne kete mision atdhetar, kemi arsye per t’u ndjere krenare. Kemi arsye per te pare me optimizem , me bindje se perpara na presin dite me te mira ne vizionin tone kombetar per gjuhen shqipe.

Nga pervoja ime si mesuese vullnetare e gjuhes shqipe e sigurt them : NUK KA SAKRIFICE QE TE MOS KETE SUKSES KUR PUNON PER GJUHEN SHQIPE.

Nje faleminderit zemre per te gjithe ju qe gjetet kohen dhe festuam se bashku ne kete dite te bekuar çeljen e pikes shkollore ne Aspropirgo dhe qofshim te pandare per Gjuhen Shqipe.

Ju uroj te gjitheve nje vit sa me te begate dhe sa me te gezuar! MISIONI U KRYE….

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.