Talentet e letërsisë në shkollën komunitare “Myslym Keta”

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nesër më datën 20 tetor 2022, në ambientet e shkollës së mesme të përgjithshme “Myslym Keta”, në lagjen “Kombinat” Tiranë, në vitin e “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë” dhe në muajin e letërsisë,  Fondacioni Harpa dhe drejtoria e shkollës do të organizojnë takimin me poeteshën dhe studjuesen e njohur të letërsisë Klara Kodra, si dhe me rregjisorin Artist i Merituar Mevlan Shanaj. Profesoreshë Klara Kodra ka punuar gjatë gjithë jetës së saj në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, duke filluar nga viti 1965. Fusha e saj kryesore studimore është historia e letërsisë arbëreshe, për të cilën ka botuar shumë artikuj dhe disa monografi, si “Vepra poetike e Zef Serembes”, 1975; “Poezia e De Radës”, 1989; “Tipologjia e poemës arbëreshe” (2000), Jul Variboba në kontekstin e letërsisë shqiptare, QSA, (2011). Është gjithashtu bashkautore e veprës “Historia e letërsisë shqiptare” (1983).

Rregjisori Mevlan Shanaj është Mjeshtër i Madh, Artist i Merituar dhe Profesor në Akademinë e Arteve . Është prezantuar për publikun si aktor, regjizor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH. Shanaj ka interpretuar në rol kryesor në filmat: “I teti në bronz”(1970), “Malet me blerim mbuluar” (1971), “Guximtarët” (1970), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Rrethimi i Vogël” (1986), “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988), “Unë e dua Erën” (1991), “Viktimat e Tivarit”(1996), si dhe në filmin “Lule të Kuqe, Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt dhe në filmin “Në kërkim të kujt” të regjizorit Gjergj Xhuvani. Gjatë punës në RTSH ka realizuar rreth 30 vepra të zhanreve të ndryshme televizive, si dramën në tv dhe shumë spektakle, të spikatura për cilësinë e edukimit dhe formimit të tyre intelektual, kulturor dhe qytetar, duke ndikuar jo vetëm në cilësinë e jetës të qytetarëve, por edhe në atë të jetës komunitare dhe zhvillimit tonë mbarëshoqëror.

Në takim do të ketë edhe një mini-Panair  shëtitës të Librit, që do të prezantojë në stendat e tij me dhjetra libra të reja, vëllime poezish, novela, romane, libra këshillimore për të rinjte, best sellera nga letërsia e huaj, sjellë në shqip me ndikim në formimin e mëtejshëm të kësaj grupmoshe, si dhe broshura me informacion për botimet e reja letrare.

Në takim, krahas fjalës së artistëve dhe krijuesve të njohur, nxënësit e shkollës Egli Hoxha, Xhesika Zeneli, Malvina Minga, Benet Bendo, Stefani Qyra dhe Dejla Mullaj do të interpretojnë perla të letërsisë shqipe dhe ndërkombëtare, ndërsa krijuesja Eta Llënga do të jetë në panel me shkrimtaren dhe rregjisorin e shquar. Ndërkohë janë dalluar me interpretimet e tyre edhe nxënësit Alesia Sotiri, Eneda Fisniku, Disela Goga, Sara Kopo, Flavia Osmani, Kladiola Hysko, Megi Lela, Fjona Shyti dhe Morena Korçari

Ka shumë talente kjo shkollë komunitare. Si dhe përkushtim shembullor dhe punë të palodhur të drejtoreshës Blerina Lala dhe mësueses së letërsisë Aida Veliaj, për t’u dhënë kurajo dhe për t’i nxitur fort këto talente, që të vijojnë në rrugën e tyre të krijimit dhe interpretimit artistik.

Janë të shumta aktivitetet e zhvilluara në dy vitet e fundit nga shkolla komunitare “Myslym Keta”. Muaji nëntor i vitit të kaluar do të ishte i paharruar. Këndi i letërsisë në një sallë të madhe të veçantë të shkollës, u shndërrua në një skenë teatri e interpretimesh poetike, mbushur me ngjyrat kuq e zi, me interpretime nga koha e Pavarësisë dhe nga Antikiteti.

Nga shfaqja për Antikitetin