Këtë të diel më 18 shtator në Pavilionin e Parkut Zrinjevac, ora 10:00 do të organizohet manifestimi Ditët e Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit. Një aktivtet ky I organizuar nga Koordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit në bashkëpunim me të gjitha këshillat dhe përfaqësitë e Zagrebit.
Në manifestim do të marrin pjesë përfaqësues nga 19 pakica kombëtare: shqiptare, austriake, boshnjake, malazeze, çeke, hungareze, maqedonase, rome, sllovene, serbe, bullgare, polake, ukrainase, ruse, sllovake, italiane, turke, hebreje. Ata do të prezantojnë veshjet popullore, krijimtarinë foklorike e muzikore, botime e materiale te tjera promovuese, si dhe gatime te kuzhinës tradicionale.
Komuniteti shqiptar do të prezantohet me:
- Program artistik nga grupi vokal-instrumental i Shoqatës Kulturore Migjeni nga Ljubljana, Slloveni
- Revia e veshjeve kombëtare nga fëmijët e të rinjtë
- Stenda me libra, revista e materiale promovuese
- Punime dore të nënave duararta
- Punime të nxënësve të mësimit shqip
- Gatime të kuzhinës tradicionale shqiptare.
Ndërsa një ditë më parë të shtunën më 17 shtator në kuadër të aktivitetit në orën 19:00, në sallën e Shtëpisë Kulturore Çeke do të promovohet libri “Gjurmët e pakicave kombëtare në Zagreb”, të autorit dr.sc. Filip Škiljan, botuar nga Koordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit.