Ndahet nga jeta “Grushti i hekurt” i boksit kosovar Xhevdet Peci

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Eshtë ndarë nga jeta këtë të hënë në SHBA ish-boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci. Lajmi u konfirmua nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli.

Demolli tha se Peci vdiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.

“Po, ka vdekur. Para një muaj e gjysmë ka shkuar në Amerikë ku ka pasur familjen. Ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje”.

Ai mbahet në mend ne boten e boksit me nofkën “Grushti i Hekurt”, pasi në vitin 1986 goditi ne ring një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës dhe ky veprim i kushtoi i perjashtimin përjetësisht nga boksi.

Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë ndeshje.

Xhevdet Peci i lindur në vitin 1955 në Mitrovicë ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani, që poashtu vjen nga qyteti i sportit Mitrovica.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.