“Oscar i gjelbër” për Saimir Dashin, “Pastruesin vullnetar të detit”

E shtunë, 4 Maj, 2024

Saimiri humbi vendin e punës, por nuk qëndroi asnjw ditë duarkryq dhe pa angazhime. Të paktën në fushën vullnetare, derisa të arrijë të gjejë një punë të re.

Në këtë mënyrë, Saimiri ndërmerr një nismë të bukur sociale dhe ekologjike dhe “rishpik” veten si një pastrues vullnetar të detit.

Çdo ditë ai pastron fundet e skelës “San Jacopo” në Livorno nga të gjitha llojet e papastërtive.

Duke punuar i vetëm, brenda pak javësh, ai nxori nga uji më shumë se një kamion plehrash: rreth tridhjetë goma makinash, copa gomone të fundosura, copa rrëshirë, gota dhe enë plastike, hekur, litarë, rrjeta, shishe qelqi. Mbetje të kohëve të fundit dhe të tjera që kanë përfunduar në fund të detit në kohë të papërcaktuara, si p.sh. një maskë zhytjeje e thyer që tani duket si një antike.

“Po mundohemi të gjejmë mënyra që përvoja si ajo e Dashit të mos mbeten të izoluara por të futen në një sistem” – shprehet këshilltari i Bashkisë së Livornos, Cepparello.

Bashkia dhe vendasit e vlerësuan shumë gjestin e këndshëm të solidaritetit të Saimirit, i cili ngjalli admirim të madh në komunitet.

“Oscari livornez” kështu i shkon Saimir Dashit, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen e mjedisit, i cili prej vitesh është përfshirë në pastrimin e shtratit të detit të bregdetit të Livornos.

Intervista:

Përshëndetje Saimir,

Mësuam për nismën tuaj solidare dhe ekologjike, nga gazetat lokale dhe në radhë të parë ju përgëzojmë, ju falënderojmë për të mirat që i keni sjellë komunitetit dhe mjedisit me angazhimin tuaj. Mund të na thoni shkurt, si dhe kur ju lindi ideja për të ndërmarrë këtë nismë unike?

Ideja për t’u kujdesur për mjedisin lindi rastësisht.

Në qytetin e Livornos ku jetoj, bëja not, afër shtëpisë sime dhe sipër shkëmbinjve pashë shumë goma të vjetra të hedhura, të cilat kishin disa kohë aty. Fillova t’i heq ato.

Pastaj prej andej u zhyta dhe hoqa plastikën edhe nga shtrati i detit.Në atë kohë isha pa punë dhe kisha shumë kohë të lirë.

Nga cili qytet i Shqipërisë jeni? A keni jetuar edhe ju në vendlindjen tuaj në një vend bregdetar, apo jo?

Unë jam nga Shijaku dhe si fëmijë kemi shkuar gjithmonë në plazh në Durrës.

Sa kohë keni vazhduar këtë gjest solidariteti dhe a ka pasur dikush që ju ka mbështetur në punën tuaj drejt shtratit të detit për pastrim?

Që nga viti 2019 jam vullnetar në një shoqatë në Livorno të quajtur “Acchiapparifiuti” dhe ndonjëherë në verë e bëj vetë. Ne kujdesemi jo vetëm për pastrimin e detit, por edhe të pyjeve dhe zonave të tjera të qytetit.

Si ndihesh kur ndërmerr një vepër kaq fisnike dhe bujare?

Para së gjithash e bëj sepse është koha e duhur që të gjithë, dhe me të vërtetë dua të them të gjithë, duhet të kujdesen për Tokën tonë, dhe për mua është kënaqësi të takoj njerëz në rrugë që të falenderojnë me zemër për këtë gjest.

Keni gjetur një punë aktualisht?

Aktualisht jam në punë dhe me pak kohë që kam mundohem të jem prezent në shoqatë.

Si ju lindi ideja e shpikjes së fshesës me korrent të bishtave të cigareve?

Si shumë duhanpirës, ​​edhe unë e kam zakon që t’i hedh pak bishtat aty ku ndodhem dhe kjo nuk është mirë, sepse ndotin mjedisin me lëndët e dëmshme që kanë dhe përfundojnë në det dhe duhen rreth 12 vjet për t’u dekompozuar.

U përpoqa të bëj një pajisje të thjeshtë, praktike dhe të përballueshme!

Çfarë mesazhi do të kishit për qytetarët, të rinjtë dhe marrëdhënien korrekte me natyrën?

Të gjithë duhet të kujdesemi për planetin tonë sepse është e ardhmja e fëmijëve tanë!

Duhet t’i edukojmë që të mos hedhin mbeturina në tokë, sepse në mënyrën tonë të vogël mund të bëjmë shumë për natyrën dhe kafshët! /AlbaniaNews.it/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 