Irma Kurti fituese e Konkursit Letrar të Institutit Italian të Kulturës Napoli

E diel, 25 Shkurt, 2024

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti shpallet fituese e Edicionit të XXXVII-të  të Konkursit Letrar Ndërkombëtar të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Napoli në bashkëpunim me Revistën “Nuove lettere”. Në konkurs morën pjesë 1036 pjesëmarrës dhe punimet  u vlerësuan nga juria e kryesuar nga prof. Roberto Pasanisi si dhe nga shkrimtarë e gazetarë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën Gabriele D’Annunzio të këtij Instituti.

Kurti u shpall fituese absolute në seksionin e romanit të pabotuar me veprën “Vite chiuse a chiave” (Jetë të mbyllura me çelës). Kjo i jep asaj të drejtën që ta botojë këtë libër me Shtëpinë Botuese të Institutit Italian të Kulturës në Napoli (ICI Edizioni) si dhe fragmente të tij në Revistën Ndërkombëtare të Poezisë dhe Letërsisë “Nuove Lettere” në versionin e shtypur dhe elektronik.

Instituti Italian i Kulturës i Napolit (ICI) funksionon që nga viti 1990. Në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore organizon aktivitete të vazhdueshme, duke marrë pjesë në një sërë konventash, konferencash, takimesh, prezantimesh e tryezash të rrumbullakëta si dhe zhvillon në mënyrë të përvitshme Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Letërsia”.

Vetëm pak kohë më parë poetja e shkrimtarja Irma Kurti rezultoi fituese e çmimit të parë në seksionin e poezisë klasike në Konkursin letrar “Frazat më të bukura të dashurisë”, konkurs ky që gëzonte patronatin e Enciklopedisë Poetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.