Jo Skavicës nga Forca Korabi

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Jo Skavicës nga Forca Korabi

Organizata “Forca Korabi” u krijua si nevojë për të rritur interesat e komunitetit dhe te strukturave përgjegjëse për zhvillimin e sporteve në Dibër. Ajo ka si qëllim të përfshijë simpatizantët e sporteve veçanërisht  të rinjtë në aktivitete të ndryshme sportive, të forcojë komunitetin dhe te promovoje zhvillimin e sportit dhe veçanërisht te futbollit. Kohët e fundit kjo organizatë është përfshirë edhe në lëvizjen “Pro Dibrës, Jo Skavicës”. Për Diaspora Shqiptare ka rrëfyer me shumë Agron Damzi.

“Forca Korabi” në vendlindje dhe po e tillë edhe larg saj, nga buron  kjo forcë dhe vullnet për ti qëndruar afër problemeve që përjeton vendi amë?

“Forca Korabi” lindi si  pasojë e sistemit burokratik  dhe “kapadaivëve” të pushtetit lokal dhe atij qëndror. Anashkalimi i talenteve sportivë, yjeve të sportit dibran, si dhe atyre veteranë po ashtu dhe talenteve  të rinj, nënvlerësimi i tyre apo lënia pas dore, na nxiti të themelonim shoqatën tonë ku vizioni ynë ishte pikërisht promovimi i këtyre energjive që liheshin në harresë.

Përsa i përket energjive dhe forcës se nga buron ajo mund të them se  janë pikërisht padrejtësitë e atyre që në emër të sportit apo të militantizmit politik jo pak herë abuzojnë por tek ne kjo fatmirësisht ka efektin e kundërt dhe na jap forcë dhe energji për të mos lejuar më shumë rënien  drejt  humnerës të vlerave sportive e atyre humane. Kur ne vendosëm të krijonim “Forca Korabi” ishte e paimagjinueshme pjesëmarja dhe dëshira për anëtarësim dhe mbështetje masive çka na bindi edhe më shumë se përtej tifozllëkut ndaj vlerave kompetitive në sport ne duhet të promovonim njerëzit, rininë, sportet si mundësi edukimi. E gjithë qytetaria dhe zonat periferike  të Dibrës erdhën dhe na mbështetën më modelin më të bukur europian që nga Bicaj e deri në Klenjë dhe Qafë Buall. Pra pa u zgjatur janë padrejtësitë që shpesh herë  na japin energji dhe forcë për ti kundërshtuar dhe ato pastaj shndërrohen në dashuri për vendin dhe ekipin e zemrës, si dhe veprimtaritë e tyre kompetitive në sport dhe jetë.

Kur e ndjetë fillimisht se Skavica do shndërrohej  në një kauzë që do ju afronte me kaq shumë miq dhe bashkëpunëtorë këtej dhe andej Oqeanit?

Me thënë të drejtën dashje pa dashje ne u rritëm buzë Drinit dhe termi Skavicë na rrinte si çekan që i rrinte fateve të përjetësisë së Drinit mbi krye. Kjo për arsye që dihen sepse qysh në kohën e monizmit projekti i hidrocentralit të Skavicës ishte në tryezat e vendimmarrjes së kohës. Më vonë, në vitet e trazicionit termi Skavicë përdorej sa herë kishte zgjedhje si lokale po ashtu edhe qëndrore, pra dukej si fjalë “boshe” por që kërcënonte zonat përreth Drinit si axhendë e politikës në çdo kohë.

Që Skavica do të shndërrohej në një kauzë për ne që jetojmë në SHBA mjaftoi dita kur ambasadorja Yuri Kim vizitoi Dibrën dhe disa nga vendet më të bukura  atje, e kur për habinë tonë të madhe ajo deklaroi mbi investimin e Hidrocentralit të Skavicës si një vepër e madhështore e gatshme për tu hedhur nga letrat në terren pa llogaritur aspak pasojat dhe mbytjet e një tërësie territoriale me mbi 30 fshatra e tokë bujqësore e dhjetra pasuri të tjera.

Për fat të mirë ishin me dhjetra miq dhe bashkëpunëtorë që do të reagonim nga ky gjest i paprecedent i një diplomateje amerikane që shpërfill interesat e banorëve rrotull Drinit ndaj dhe ne vendosëm të mbanim qëndrimet tona dhe planifikonim aktivitete kundër këtij projekti mbytës territoresh. Veprimtaritë tona kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës u intesifikuan dhe u përqafuan nga mjaft qytetarë dibranë dhe jo vetëm ata  që jetojnë në Nju Jork. Filluam të udhëhiqeshim nga patriotizmi dhe puna në grup çka bashkoi dhe afroi me ne persona me përvojë që dinë të mbrojnë të drejtat dhe kauza qytetare nga organizata prestigjioze si Albanian Roots, po edhe individualitete të spikatur në komuniteti shqiptaro -amerikan.

A mund të na përshkruani hapat tuaja kundër projektit të Hidrocentralit të Skavicës?

Me thënë të drejtën deri sa morëm vendimin për ti dalë kundra këtij projekti kishim kohë që studionim ligjet e shtetit ku ne jetojmë, praktikat me hidrocentralet, pronën, benifitet energjitike, rrisqet. Nga ana tjetër prezenca aktive  e ambasadores amerikane në Tiranë dhe propaganda e qeverisë na detyruan të hidhnim hapa të kujdesshëm dhe të ishim të ekuilibruar. Takimet e ndryshme me politikanë të New Yorkut dhe konsultimet me ta ishin hapat e para që në morëm. Ata na premtuan mbështetje por gjithmonë donin të dinin sa më shumë rreth projektit dhe të gjitha detajet profesionale në mënyrë që kërkesat tona të ishin të ligjshme. Gjithashtu ne konsultoheshim edhe me ekspertë shqiptar si; me profesor Adem Bungurin në Shqipëri me qëllim që çdo material të ishte me baza  shkencore dhe historike. Po ashtu kemi kontaktuar sistematikisht me gazetarin veteran Abdurrahim Ashiku, autor i veprës “Po Dibrës jo Skavicës“ që i dha emër kauzës tonë. Ne nuk i patëm  kurrë me vete politikanët edhe pse ata marrin vendime mbi fatet tona, por ne gjithmonë presim që edhe ata të mbështesin kauzën tonë për një Dibër pa hidrocentralin mbytës të Skavicës. Ne mendojmë se e kemi popullin në krahun tonë edhe pse ata duan sensibilizim sistematik dhe teansparent pasi propaganda qeveritare shpesh herë mashtron dhe e largon masën e popullatës nga e vërteta.

Si janë raportet e një kauze të tillë me qytetarët dhe banorët që preken nga ky projekt?

Duke parë emigrimin masiv të popullsisë ndjehet rreziku i heshtjes, harresës, zbrazjes territoriale. Por vizita ime e fundit atje disa muaj më parë më mbushi me optimizimëm dhe shpresë pasi nga bisedat që kisha sofër më sofër e katund më katund sipas traditës sonë ndjeja se sa e dashur është prona për ata banorë. Dua të cilësoj që ne dibranët jemi një popull i veçantë për sa u përket raporteve dhe mardhënieve me mikun, fqinjin ku bujaria dhe mikpritja janë të njohura botërisht tashmë. Por qytetarët kanë nevojë të mos tradhëtohen nga askush që kauzat e tyre të zgjidhen siç duan ata.

Po për raportet me politikën, politikanët apo vendimmarësit atje?

E vetmja gjë që nuk më shqetëson te kauza janë qëndrimi larg nga politikanët dhe vendimmarësit. Aq më tepër kur kjo kategori politikanësh janë akuzuar për lloj- lloj aferash korruptive dhe lidhje kriminaliteti. Për me tepër kur i njeh  mirë ata pret akoma më pak prej tyre. E vetmja gjë që më shqetëson është masakrimi që kjo klasë politike po  i bën popullit tim dhe sidomos Dibrës. Duke mos e llogaritur, duke i deleguar drejtues të dobët , duke mos ia parë dhimbjet, hallet .

A besoni vërtetë që ky projekt do të ndalohet?

Ky projekt është shkatërrues për Dibrën dhe nuk do të bëhet, e kam theksuar këtë me bindje edhe në protestën që organizuam pranë OKB -së në nëntor 2021. Dibranët e dy Dibrave ndaluan projektin e Radikës kur u bënë bashkë dhe tani Dibranët kudo janë prapë do bashkohen për ti thënë jo Hidrocentralit mbytës të Skavicës.

A ndjeheni tifoz në këtë kauzë apo luftëtar i saj dhe si do ta ndiqni nga kaq larg kundërshtimin e kësaj vepre, me çfarë mjetesh apo mënyre?

Kemi kaq kohë që e mbrojmë kauzën tonë me çdo mjet demokratik. Në asnjë rast për çështjet Kombëtare nuk e kam ndier veten tifoz, aq më tepër kur je organizator. Them që jam luftëtar dhe kur themi luftëtar nuk bëhet fjalë për largësi apo distancë. Shqipëria për momentin është në ditën  më të keqe të saj, duke iu referuar statistikave dhe raporteve të DASH dhe organizatave europiane. Dhe në këtë aspekt ne dibranët e New Yorkut po përdorim të gjitha mjetet demokratike sipas ligjeve dhe rregullave të Republikës së Shqipërisë si dhe ato ndërkombëtare për mbrojtjen e Natyrës, lumenjve, liqeneve, Faunës dhe Florës. Duhet të pohoj që  kemi arritur të  tërheqim  edhe vëmendjen e politikanëve, ka nga ata që janë të ndjeshëm ndaj kauzës sonë . Kjo nuk do të thotë se ne do ti presim ata në pafundësi apo duke na mashtruar dita ditës por ata duhet të jenë përgjegjës si ne e madje më shumë se ne. Po planifikojmë protesta mbarë dibrane deri në anulimin e këtij projekti famëkeq dhe nuk kemi ndër mend të ndalojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.