Gjuhën Shqipe është mirë t’jua mësojmë ne të Diasporës…!

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Shqiptarë të Shqipërisë – për shumë nga ju, të kuptohemi, për fat, jo për të gjithë…- Gjuhën Shqipe është mirë t’jua mësojmë ne të Diasporës…!
Ne si Diasporë, me modesti, i kemi sjellë shumë të mira Shqipërisë.
Një ndër to e që ndoshta askush nuk e përmend ose vlerëson, është edhe kjo:
Në fillim të ’90-ës ne u larguam nga Shqipëria gati-gati, si me një “mision” të mirëfilltë.
Ai lidhet me ruajtjen e një thesari, siç është Gjuha Shqipe.
Ne e morëm si në “dorëzim” Gjuhën Shqipe me vete këtu në emigrim, ashtu sikurse t’i besohet dikujt vërtet një thesar, apo sikur t’i ruhet flaka një zjarri që të mos shuhet, e ruajtëm atë të paprekur nga ndikimet absurde e bastardimet që iu bënë asaj pas ’90-ës dhe sot, në një kohë kur në Shqipëri, sistemi arsimor lë shumë për të dëshiruar, ku niveli i mësuesve dhe nxënësve është shpesh shumë i diskutueshëm në mësimdhënien apo nxënien e çdo lënde didaktike, ndër të cilat Gjuha Shqipe kryeson, ne me krenari shpalosim një Shqipe perfekte!
E gjitha kjo, duke konsideruar që bëhemi gati 30 vjet larg Shqipërisë dhe kemi pasur eventualisht të bëjmë edhe me ndikimin e gjuhës së huaj të vendit pritës.
Madje në përpjesëtim të drejtë:
sa më i lartë numri i emigrantëve, aq më e lartë përqindja e ruajtjes së shqipes apo dialekteve të saj, që përbëjnë një pasuri më vete.
Ne habitemi sot për mënyrën sesi shkruhet nëpër disa gazeta në Shqipëri. Aty ku pretendohet një përkujdesje apo një pritshmëri e lartë nën këtë fokus.
Kuptohet, edhe ne si emigrantë, klasifikohemi sipas arsimimit dhe në veçanti, sipas njohjes së kësaj fushe, nëse do të bëhej fjalë për nivel profesional zotërimi në këtë lëmi.
Pak kohë më parë qemë informuar për bilancin e rëndë të testimit të kandidatëve për mësues në Shqipëri, ku gjysma e tyre, ndonëse mbaruar universitetin, Provimin e Shtetit për të drejtën e mësimdhënies, nuk e kaloi dot.
Madje edhe nga kaluesit, askush nuk mori rezultatin maksimal.
Ndaj më lindi pyetja “boomerang”:
Cili është ngërçi më i ndërlikuar, nëse ai i “mësuesve ngelës” apo ai i “nxënësve ngelës”?
Një qark vicioz mbytës për progresin!
Ne ishim brezi që u larguam prej Shqipërie me një shqipe të mësuar mbi baza të forta – madje, jo vetëm lëndën e gjuhës por, çdo lënde i kushtuam rëndësi studimi të mirëfilltë – në një kohë kur sistemi arsimor nuk bënte lëshime e profesorët ishin vërtet të përgatitur.
E gjitha kjo, në një kontekst ku kishim vuajtje apo mangësi të tjera, kuptohet. E kemi paguar rëndë fundja jetesën nën atë sistem…
Fazën e parë të ruajtjes së shqipes së vjetër ne e vërejmë te arbëreshët.
Ne që jetojmë në Itali kryesisht e që kemi kontakte me ta, e konstatojmë drejtpërdrejt këtë gjë.
Unë dje takova një mike arbëreshe dhe u kënaqëm duke folur arbërisht e shqip, duke gjetur fjalë që i kemi të ngjashme, terma që ngjajnë vetëm për nga tema apo rrënja e fjalës e ndryshojnë nga mbaresat, nga ‘para’ ose prapashtesat etj.
P.sh ajo më tha:
“Tani po të sjell kafenë mbi ‘trizë’ “, ama unë e kuptova menjëherë që nënkuptonte “tryezë”.
Ky është veç një ndër dhjetëra shembuj.
Një meritë e veçantë u takon mësuesve të shqipes këtu në diasporë, që në kushte jo shpesh të lehta, mundohen me punë vullnetare t’u mësojnë shqipen brezave të dytë të shqiptarëve në emigracion e që gati-gati po bëhen edhe me breza të tretë, se koha kalon e ndër emigrantë, lindshmëri ka më shumë se në Shqipëri.
Kjo, diktuar nga faktorë të ndryshëm, ku gjithsesi përtej krizës globale – e që nuk është pra, veç në Shqipëri – sidoqoftë shtetet ku shqiptarët kanë emigruar, kanë sistem ‘welfare’ e mirëqenieje sociale tjetër.
Me pak fjalë, ata “mësuesit ngelësa” të Shqipërisë, sillini për një kurs përditësimi, të paktën për atë të lëndës “gjuhë shqipe” e nuk po them të lëndëve të tjera, këtu në Diasporë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.