Itali/ Fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë

E diel, 5 Maj, 2024

Serie A pa këtë fundjavë të gjithë legjionarët si protagonistë, përjashto vetëm Hysaj i cili pak nga pak po humbet rolin e titullarit në sytë e Sarri. Trajneri i Lazio riktheu në fushë nga minuta e parë Thomas Strakosha në fitoren e pastër 3-0 që arritën kundër Bologna: “Në pjesën e parë thërritet në apel në raste të rralla, nuk ndryshon asgjë as në pjesën e dytë duke e kthyer në një spektator pa pagesë”, nota 6 për Strakoshën.

Titullar për Empolin zbritën dy futbollistët kuqezi, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, në barazim 1-1 që arritën përballë Cagliari. Bajrami ishin sërish protagonist kryesor teksa dhuroi një asist perfekt për Pinamontin: “Protagonist në golin e avantazhit për Empolin. Bën thuajse gjithçka në fushë me topin në këmbë, asisit perfekt për Pinamonti”, nota 7. Nuk ishte në ditën e tij më të mirë Kristjan Asllani: “Ndeshja e dytë si titullar për djaloshin e talentuar të Empoli. Talenti i tij është i qartë por i duhet kohë të rritet”, nota 6 për Asllanin.

Titullar dhe 90 minuta në fushë këtë fundjavë ishte dhe Marash Kumbulla, në barazim thriller 2-2 që Roma arriti në transfertë përballë Sassuolo: “Berardi ishte një rrezik konstant, por Kumbulla rriti vëmendjen dhe intensitetin në fushë”, nota 6. Në fund të sfidës qendërmbrojtësi kuqezi mori dhe komplimentet nga ana e Jose Mourinho.

Si gjithnjë titullar i padiskutueshëm tek Atalanta ishte dhe Berat Gjimshiti, por përballë Juves nuk shkëlqeu: “Kishte një nga detyruat më të vështira në fushë, shpesh përfundoi duke i bërë presing edhe Dybala. Në pjesën e dytë i futi drithërimat bergamskëve teksa një devijim i tij me kokë për pak kapi mat Sportiellon”, nota 5,5.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 