Franca vendos për vaksinim me detyrim për të rriturit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të gjithë të rriturve mbi 18 vjec në Francë u kërkohet të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës për të vijuar të përdorin certifikatën e gjelbër.

Rregulli shumë i debatuar u prezantua për të gjithë personat mbi 65 vjeç një muaj më parë. Fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç janë të përjashtuar. Ndërkohë në Paris, mbajtja e maskës jashtë nuk është më e detyrueshme. Një gjykatë pariziane pezulloi urdhrin përpara fundjavës.

Në Holandë, kryeministri Mark Rutte njoftoi se disa kufizime të pandemisë gjithashtu do të lehtësohen nga e shtuna.

Deri në katër persona do të lejohen të takohen jashtë, ndërsa tubimet në ambiente të mbyllura rekomandohet të kenë maksimum dy persona. Dyqanet jo thelbësore do të rihapen deri në orën 17:00, megjithatë, ka kufizime për numrin e njerëzve që mund të jenë në dyqan në të njëjtën kohë.

Në Spanjë, qytetarëve më vulnerabël po u ofrohet doza e katërt e vaksinimit kundër COVID-19. Ajo jepet  pesë muaj pas injektimit të tretë. Ndërkohë doza e tretë  do të jetë e disponueshme për të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.