Na ishte një herë e një kohë

E mërkurë, 2 Korrik, 2025
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Na ishte një herë e një kohë

“Na ishte një herë e një kohë”. Kështu titullohej aktiviteti i radhës i kursit “Frang Bardhi”, Iraklio, Kretë, që u organizua më dt 26.12.2021, në prag të ndërrimit të viteve, nëpërmjet platformës Zoom.
Në një frymë më të veçantë nga aktivitetet e tjera, pjesëmarrësit, nxënës dhe mësues, u ftuan dhe u mirëseardhën nga rehatia e shtëpisë, duke sjellë pranë vetes biskotat, çajin, kuvertën e ngrohtë dhe kureshtjen të dëgjojnë përrallën pranë zjarrit.
Nën ndjesinë e periudhës festive, filloi një bisedë e ngrohtë e cila në vazhdim u shoqërua nga rrëfenjat, përrallat dhe mitet që mësueset , Jerida Kulla dhe Klarita Selmanaj, lexuan për fëmijët.
Ardhja e babagjyshit të Vitit të Ri pranë tyre ishte një surprizë e këndshme për vogëlushët pjesëmarrës.
Dhuratë prej tij ishte leximi i Miteve të Ezopit.
Mbrëmja e bukur u mbyll me urimet e ngrohta për festa të gëzuara dhe premtimin për t’u takuar shumë shpejt sërish në të tilla organizime të këndshme dhe shumë edukative.

Nga Klarita Selmani 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.