Në Tiranë për festat e fundvitit? Ja çfarë mund të bëni dhe vizitoni

E premte, 26 Prill, 2024

Pas dy viteve të vështira, ku Shqipëria u përball me tërmetin e Nëntorit 2019 dhe pandeminë në vitin 202-21, më në fund Tirana i është kthyer jetës së saj normale, duke propozuar një sërë aktivitetesh.

Fshati i festave në sheshin Skënderbej

Sheshi Skënderbej është qendra e festave në Tiranë. Një fshat i improvizuar me shtëpiza druri është vendosur në sheshin më të madh të kryeqytetit. Shtëpizat janë kthyer në: dyqane artizani dhe suvenire, bare dhe restorante. Një atmosferë e këndshme ku mund të shijoni me familjen dhe miqtë tuaj.

Kalaja e Tiranës

Një vend që duhet të jetë patjetër në listën e vendeve që duhen frekuentuar në Tiranë në çdo kohë të vitit jo vetëm në Dhjetor. Gjeni një vend të ngrohtë ku të uleni dhe të shijoni një pije të ngrohtë apo të provoni gatime të kuzhinave të ndryshme në restorantet që ndodhen brenda në kala. Nëse dëshironi të blini një dhuratë të veçantë ne ju sugjerojmë të ndaloni në dyqanin e Subashi Olive Oil & Souvenir Shop. Aty do të gjeni paketime të ndryshme të krijuar për këto ditë festash.

Pazari i Ri

Pazari i Ri ëshë një tjetër pikë e rëndësishme e qytetit që vlen të vizitohet dhe në Dhjetor. Sapo futesh në Portën e Pazarit të Ri surprizohesh nga dritat vezulluese dhe dekori festiv. Një vend ku gjen pak nga të gjitha, një markat me fruta perime dhe produkte të freskëta bulmeti, i rrethuar nga të gjitha anët me dyqane, bare të vogla dhe restorante të këndshme.

Shijoni shtëtitjet nëpër rrugët e ndriçuara me dritat festive

Rrugët më të bukura për foto janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Shëtitorja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rruga e Kavajës dhe gjithë zona e ish-Bllokut.

Shijoni dëborën nëpër malësite e Tiranës

Tirana është me fat që në distancë jo të largët gjendet Mali i Dajtit, i cili qendron i veshur me dëborë pothuajse gjithë dimrin. Nëse doni të shkurtoni kohën dhe të shijoni pamjen, merrni teleferikun e Dajti Ekspres për të mbërritur në malin e Dajtit.

Për një aventurë dimërore dhe autentike ne ju rekomandojmë zonën e Shëngjergjit të malësisë së Tiranës. Rehatohuni në shtëpitë mikpritëse të Shëngjergjit dhe shijoni gatimet tradicionale të zonës.

Blerjet për festat në qendrat tregtare

Kaloni kohë dhe argëtohuni me familjen dhe miqtë tuaj nëpër qendrat tregtare të Tiranës. Gjeni dhuratat speciale për këto festa në: Toptani Center, TEG, QTU, Ring Center dhe Megatek.

Mos humbisni eventet në Tiranë

Në këtë muaj shfrytëzoni ditët e pushimeve për të kaluar kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe ndiqni aktivitetet argëtuese që do të organizohen në kryeqytet.

Disa prej eventeve që janë njoftuar deri më tani që priten të mbahen në Dhjetor:

  • 6 Dhjetor: Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve: me një mini shfaqje nga fëmijët e vegjël të Tiranës në sheshin Skënderbej
  • Përmbyllja e Metrofest deri në 4-5 dhjetor
  • Coriolanus- vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar, 17-18-19 Dhjetor
  • 14,15,16 dhe 17 dhjetor –La Bohem ne Teatrin e Operas dhe Baletit
  • 25 Dhjetor: Këngët e Krishtlindjeve, sheshi “Skënderbej”
  • 31 Dhjetor: Spektakli i fishekzjarreve i ndërrimit të viteve

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 