Më 28 Nëntor edhe Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi (Ένωση Αλβανιδων Γυναικών στην Ελλάδα), kremtoi ditën më të rëndësishme të kombit, 109-vjetorin e Pavarësisë si dhe ditën e Flamurit kombëtar.
Aktiviteti u hap nga një studente shqiptare e brezit të dytë Marilena Sulozeki, e me pas fjalën e mori për përshëndetje e rastit, Kryetarja e Lidhjes znj. Mirjana Hasalla.
Pas Himnit kombëtar atmosfera e mbrëmjes vazhdoi edhe me mesazhet të tjera. Mësuesja e dy klasave të Gjuhës Shqipe të Lidhjes znj Jasmina Kotrri, theksoi rëndësinë e ruajtjes së Gjuhës Amtare si një thesar i rendësishëm i identitetit tonë. Ndërsa fëmijët e klasave të para e të dyta recituan vjersha dedikuar ditës së pavarësisë.
U nderuan për kontributin e tyre dhënë në periudhën e pandemisë shumë familjeve emigrante në nevojë, por edhe për ndihmën e herë pas hershme anëtaret Naile Koritaj dhe Majlinda Murataj.
“Shumë dhurata u ndanë nga Lidhja jonë dhe rreth 20 dhurata të tjera u ndanë me short nga anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Lindita Collaku.
Mbas këndimit të himnit tonë kombëtare atmosfera e mbrëmjes ishte fantastike, nen tingujt e këngëve e valleve tona të bukura. Një vlerësim dhe falenderim për ccdonjërën nga ju, që na nderuat dhe respektuat me prezencën tuaj në kremtimin e festës tonë kombëtare. Mire u takofshim në aktivitete të tjera” shkruhet në njoftimin e shoqatës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.