Një mundësi e re e ofruar nga Kolegji Universitar Wisdon do të jetë një opsion i ri për të gjithë shqiptarët që jetojnë ose aspirojnë të jetojnë në Europë.
Ndër risitë që do të bëjnë ndryshimin është Titulli i Dyfishtë ose ndryshe një titull lëshuar në partneritet me Universitetin Italian te vlefshme si në Shqipëri ashtu edhe në Evropë. Kjo risi do t’i ofrojë studentëve shqiptarë mundësi për të kryer praktika pune dhe në të gjithë Evropën.
Marrëveshjet me kompanitë më prestigjioze italiane ofrojnë praktika pune në këto kompanitë si dhe shkëmbime ndërkulturore përmes Erasmus.
Programet e studimit do të jenë në dispozicion në tre gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht. Gjithashtu risi do të jetë vendosja e një platforme në dispozicion të studentëve mësimdhënie në internet në mënyrë që ata të mund të rishikojnë mësimet në çdo kohë të ditës.
Kolegji Universitar Wisdom vjen edhe me ambiente të reja këtë sezon universitar, duke iu ofruar studentëve që dëshirojnë të studiojnë në këtë universitet mundësi të shkëlqyera dhe më shumë degë të preferuara për të cilat ata dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Në ceremoninë e inagurimit të kësaj godine të re, rektori i kolegjit universitar Wisdom, Lush Perpali, teksa falenderoi aksionerët dhe stafin akademik të këtij universitetit, bëri me dije se janë hartuar për t’u hapur më shumë se 10 programe të reja studimi, si dhe hapjen e fakultetit të mjekësisë. Në këtë event ishin të pranishëm përfaqësues nga Ambasada Italiane, Konfindustria, Universiteti i Ferrarës, Universiteti i Cassino, Universiteti i Barit, Universiteti i Torinos, Universiteti i Kalabrisë, Universiteti i Bazilikatës, Universiteti i Roma Tor Vergata dhe Institucione të tjera Shqiptare të pranishëm.
Administratori i Kolegjit Wisdom Savino Çançi shprehet se dashuria për Shqipërinë dhe mundësia e dhënies së njohurive të tyre për të rinjtë shqiptarë është arsyeja se përse morën këtë iniciativë.
Shqipëria në këtë moment historik ofron mundësi të mëdha për sipërmarrësit italianë që me shqiptarët tani ndihen si një popull.
“Ne menjëherë u dashuruam me territorin dhe u ndjemë si në shtëpinë tonë. Ne filluam me idenë te Krijonim një kompani trajnimi pasi vijmë nga kjo fushe; Atëherë lindi mundësia për të blerë Kolegjin Universitar Wisdom dhe ne menjëherë e shfrytëzuam atë mundësi. Jemi të lumtur për të sjellë njohurinë tone duke e zhvilluar atë që është mësuar vitet e fundit nga Italia dhe Komuniteti Evropian”, shprehet Savino Çançi.
Ofrohen mundësi të shkëlqyera për të gjithë ata që duan të kenë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në degët Ekonomik, Juridik dhe Psikologji. Bashkëpartnerja e këtij kolegji Luçia Katalano shpjegon me detaje të gjitha mundësitë që jep tanimë ky kolegj, që nga diploma e dyfishtë, mësimi në 3 gjuhë dhe mundësitë e shkëmbimit studentor.
“Për Wisdom ne kemi qëllime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të përcaktuara mirë. Në fillim vendosëm të japim një fryme evropiane bazuar në cilësi, me një staf mësimdhënës të ekselencës, akreditimin e programeve të reja universitare dhe shumë mundësi të tjera që kemi vëne në dispozicion të studentëve që do të regjistrohen për herë të parë në këtë Universitet”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.