Sot në ditën ndërkombëtare të punonjësve të ndihmës së parë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka bërë apel për vaksinimin kundër COVID.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, ambasada thekson se në këtë ditë duhen nderuar heronjtë që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt në mes të pandemisë së COVID.
“Në Ditën Kombëtare të Punonjësve të Ndihmës Parë, ne dëshirojmë të nderojmë heronjtë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt, ata të cilët me guxim kanë punuar papushim përgjatë krizës së shekullit – pandemisë COVID-19. Për të nderuar sakrificën e tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës së parë dhe komunitetet tona duke u vaksinuar për COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.