Britani/ Nuk kanë fund elozhet për Armando Brojën

E shtunë, 27 Prill, 2024

Nuk kanë fund elozhet për Armando Brojën. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka marrë shumë të tillë në ditën e fundit pasi i dhuroi fitoren Sauthempton me golin e tij ndaj Lids.

Një i tillë ishte edhe ai i Mikah Riçards, ish-mbrojtësit të Mançester Sitit dhe Anglisë, i cili vlerësoi atë që kishte shfaqur sulmuesi shqiptar teksa komentonte ndeshjet në BBC.

“Broja ishte i shkëlqyer. Vetëm 20 vjeç dhe në huazim nga Çelsi. Çelsi ka një akademi shumë të mirë në të vërtetë. Broja diktoi ritmin që në start. Ai po punonte shumë për skuadrën duke fituar topin dhe ndokush mund të mendojë se është e thjeshtë, por kjo është ajo që të dikton ritmin.

Ai mori një shpërblim për të gjithë punën e mirë që bëri. Ishte te Vitese në sezonin e kaluar ku shënoi 11 gola, shënoi edhe me Shqipërinë gjithashtu.

Ishte një finalizim i këndshëm dhe kjo është ajo që të nevojitet. Në kohën e duhur, në vendin e duhur. Iu rrit besimi, se ai po vraponte nga mbrapa. Kur ke sulmuesit të cilët kthehen pas për topin, kjo entuziazmon tifozët dhe Sauthempton i nevojitej një gjë e tillë”, shpjegoi Riçards.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 