Mbledhje e suksesshme e “Shkollës Shqipe në Zvicër”

E enjte, 25 Prill, 2024

Në Kuvendin e parë të “Shkollës Shqipe në Zvicër” përveç analizës së punës u zgjodhën edhe organet drejtuese të saj

Pas një përkushtimi të veçantë kanë të drejtë të gëzohen me punën e tyre mësuesit e Shkollës shqipe në Zvicër

Në Zvicër po bëhen veprimtari e punë të shumanshme për zhvillimin e mbarëvajtjen e arsimit dhe edukimit të nxënësve shqiptarë. Natyrisht ka nisma e përcaktime të dobishme e të mirëpritura nga organizimet e shumta që bëjnë mësimdhënësit me në krye profesorin e nderuar Vaxhid Sejdiu së bashku me strukturat institucionale shqiptare e vendëse këtu në Zvicër.

Të shtunën më datë, 2 tetor 2021 u mbajt  Kuvendi i punës të vatrës sonë arsimore Shkolla Shqipe në  Zvicër në orën 19:00

Së pari u ndoq rendi i ditës, prej nga u shqyrtuan disa përcaktime. Këtu do t’i radhisim disa.

  1. Raporti i punës dyvjeçare të vatrës sonë arsimore: Shkolla Shqipe në Zvicër.
  2. Miratimi i dokumenteve bazë të kësaj vatre arsimore, dhe
  3. Zgjedhja e organeve drejtuese të Shkollës Shqipe në Zvicër, siç janë: Kryesia, Sektori pedagogjik, Sektori për informim, përgjegjësit nëpër kantone dhe në fund u shprehën mendime të ndryshme.

Së pari fjalën e mori koordinatori i Shkollës Shqipe në Zvicër, profesor dr. Vaxhid Sejdiu i cili ndër të tjera i tha:

”Në bazë të punës dhe angazhimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit të veçantë kemi arritur brenda një periudhe të shkurtër të hapim me dhjetëra shkolla duke iu dhënë mundësinë 27 mësueseve të punojnë në shkollat shqipe dhe mbi të gjitha duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë që këto orë mësimore t`i ndjekin sa më afër vendbanimit të tyre. Pra motoja jonë është:  “ Ne jemi aty ku janë fëmijët shqiptarë.” Ndaj edhe në sajë të kësaj, puna jonë është treguar e suksesshme.

Ju informoj se kemi gjithsej, deri tani 54 shkolla të hapura dhe në proces të zhvillimit janë edhe 51 shkolla, që do të thotë gjithsej  105 shkolla, pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës. Kështu mbi 10 shkolla të reja janë në fazën e fundit, pra para hapjes.

Ne e kemi shtrirë rrjetin e shkollave shqipe  në 18 kantone, kurse shpresojmë që deri në fund të vitit ta përfshijmë  dhe ta mbulojmë gjithë Zvicrën.  Në muajt e ardhshëm, sigurisht do të jetë një ngarkesë e madhe rreth organizimit të shkollave të tjera,  si dhe do të kemi vështirësi po ashtu edhe për shërbimet ndaj prindërve shqiptarë dhe po kështu vështirësi të tilla do të kemi me sistemin e mësuesve të tjerë në kuadër të Shkollës Shqipe.

Në kuadër të vatrës sonë arsimore Shkolla Shqipe në Zvicër janë të angazhuar 27 mësues aktivë si dhe presin të fillojnë punën edhe 12 mësues të tjerë, numër ky që do të shkojë në 39 mësues.

Sot në momentin që po flasim kemi  Këshillin e arsimtarëve me 27 veta, pastaj i kemi edhe Kryesinë e SHSHZ, Sektorin pedagogjik, Sektorin informativ dhe Këshillin mbikëqyrës.

ShShZ është e regjistruar në Cyrih, me të drejtë shpërndarje në të gjitha kantonet e Zvicrës, sa q¨$e ka arritur të njihet në 18 kantone nga Drejtoritë arsimore vendore.

U theksua se punohet sipas kurrikulës së përbashkët dhe marrëveshjes së përbashkët Shqipëri – Kosovë dhe fatmirësisht në bazë të veprimtarisë sonë dhe të kolegëve në KKAD-së, tani ka dalë edhe teksti i parë për fëmijët në diasporë.

Me punën tonë këmbëngulëse e të përkushtuar kemi fituar simpatinë dhe përkrahjen e njerëzve të shumtë, por edhe të institucioneve.

Së pari jemi shumë mirënjohës Ambasadës së R. së Shqipërisë, për përkrahjen në vazhdimësi.

Po kështu, në rrugëtimin tonë, kemi fituar besimin e institucioneve tona qoftë të R. së Shqipërisë apo të Kosovës si dhe të Ambasadës së R. së Kosovës. Vlen të përmendet një punë e përkushtuar me QBD-ë në Tiranë.

Më pas kemi arritur ta mirëmbajmë pjesën administrative, sepse të gjitha këto shkolla kanë një dosje të veçantë, të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit derisa janë hapur. Secila prej tyre ka marrë 2 – 3 muaj kohë derisa është bërë hapja e tyre. Falënderoj, për bashkëpunimin dhe angazhimin në këtë drejtim kolegët:  Mimoza Dakon, Nora Maculën, Jona Xhemajlin, Anita Duriçin, Boralda Kuçin, Liljana Doda – Gojanin, Isufi Ismailin, Ardita Abazin, Lumnije Klinakun, Jonida Bërdëllimën etj.

Kemi arritur, gjithashtu, ta administrojmë pjesën financiare, ndaj e falënderoj Iba Bulicën për angazhimin dhe përkushtimin.

Pra, motoja jonë ishte dhe është “shkolla shqipe është e të gjithëve”,  duke iu bërë thirrje të gjithëve “ejani ta bëjmë shkollën shqipe” sepse për një gjë të tillë kanë nevojë fëmijët tuaj, gjë që rezultoi me sukses duke përmbys teoritë e pabaza se gjoja prindërit nuk janë të interesuar t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë shqipe.

Në bazë të përkushtimit dhe punës sonë kemi arritur të fitojmë simpati dhe përkrahje në mbarë mërgatën shqiptare.

Kemi fituar po ashtu përkrahjen dhe mbështetjen e një numër të madh të mediave elektronike dhe të shkruara.

Kemi fituar po kështu edhe përkrahjen dhe mbështetjen e qindra prindërve shqiptarë të cilët deri dje nuk ishin përcaktuar që fëmijët e tyre të shkonin në shkollat shqipe.

Ka shumë për të thënë, por unë do ta përmbyll, duke shprehur vullnetin që të veprojmë së bashku në shërbim të shkollës shqipe, sepse në këtë mënyrë dëshmojmë nivelin tonë profesional, intelektual e kombëtar.

Përveç kësaj ne  i bëjmë nder vetes dhe komunitetit tonë të cilit i përkasin. E di se ka vështirësi, por nëse punojmë e veprojmë, bashkërisht, ia dalim të kemi suksese të mëdha”.

Më pas u zgjodhën organet drejtuese.

Në Kryesinë  e Shkollës Shqipe janë: Vaxhid Sejdiu, kryetar; Mimoza Dako, zëvendëskryetare; Nora Macula, sekretare; Iba Bulica, arkëtare, ndërsa anëtarë të rinj u zgjodhën:  Boralda Kuçi, Anita Duriçi, Isuf Ismaili dhe Liljana Doda – Gojani.

Në Sektorin  pedagogjik u zgjodhën mësimdhënësit: Liljana Doda – Gojani, Mimoza Dako, Teuta Myrtaj, Boralda Kuçi, Isuf ismaili, Albulena Jusufi, Florina Zenelhasani dhe Anita Duriçi.

Në Sektorin për informim u zgjodhën:  Nazmije Kamberi, Isuf Ismaili, Mimoza Dako, Shkëlzime Kurtaj, Anita Duriçi dhe Ardjan Shaqiri.

Përgjegjësit e Shkollës Shqipe në kantone janë: Florina Zenelhasani në (BL), Boralda Kuçi (Be), Lumnije Klinaku (ZG), Jonida Bërdëllima (VS), Anita Duriçi dhe Ardita Abazi në (VD), Mimoza Dako, Nora Macula dhe Ardjan Shaqiri në (ZH), Liljana Doda – Gojani (LU)  Isuf Ismaili (SH) dhe Nazmije Kamberi në (GR).

Dhe në fund pasi  e morën fjalën të gjithë anëtarët e Këshillit të Arsimtarëve u vërtetua se ekziston një motiv i fortë që të punojmë të gjithë bashkërisht, me qëllim që të hapim sa më shumë shkolla, të angazhojmë në procesin mësimor sa më shumë mësues/e dhe të përfshimë sa më shumë fëmijë në orët mësimore të gjuhës amtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 