Ministrja Xhaçka/Drejt përfundimit shpërndarja e librave në shkollat e Diasporës

E martë, 1 Korrik, 2025

Procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, për shkollat në Diasporë është drejt përfundimit, ka njoftuar Ministrja për Evrpën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ajo u shpreh sot se, janë “12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, të shpërndara në 21 vende të ndryshme të botës”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, për të tretin vit radhazi kanë bashkëpunuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë”, shtoi Xhaçka.

Duke u uruar vit të mbarë mësuesve dhe suksese të gjithë nxënësve shqiptarë anembanë , Xhaçka u shpreh, “shpresëplotë dhe të angazhuar që këto shkolla do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen”. / ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.