Dy fjalë për kuvendin Arbëresh

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Dy fjalë për kuvendin Arbëresh

Në privilegjin që më jepet të përshëndes hapjen e punimeve të këtij Kuvendi të parë studimor mbi gjendjen aktuale të studimeve mbi arbëreshët, më lejoni t’ia nis me ata të cilët janë protagonistët absolutë të këtij tubimi: me vëllezërit e motrat tona arbëreshë! Ky është një tribut për ata qindra dijetarë, studiues, njerëz të thjeshtë të atyre ngujimeve që për thuajse 6 shekuj kanë populluar skenën arbëreshe e që e kanë gdhendur kalimin e tyre në atë botë unike arbëreshe nëpërmjet shkrimeve e librave, por edhe thjesht nëpërmjet ekzistencës së tyre. Larg çdo patetizmi, kjo e sotmja është vetëm e thjesht një falenderim e mirënjohje për shërbimin e tyre në historinë e kombit tonë: ruajtën tharmin tonë! Ky tubim e kjo përpjekje e jona është vetëm një detyrim.

Por falenderimet iu shkojnë po aq edhe studiuesve e akademikëve shqiptarë, arbëreshë e të huaj që janë marrë e merren me universin arbëresh!

Falenderimi e mirënjohja jonë iu shkon të pranishmëve në sallë që i dhanë përparësinë në ditën e tyre, një tubimi të tillë.

Mirënjohje po aq grupit të bashkëpunëtorëve të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët të cilët ishin e janë me ne që në ditën e parë të krijimit të saj.

I njëjti falenderim i përzemërt shkon për praninë e zvministrit të arësimit z.Olti Rrumbullaku, përfaqësuesen e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, drejtore e Diasporës zj.Mira Hoxha e, në veçanti, pranisë së nderuar të përfaqësuesit të Ambasadës së Italisë në Shqipëri, z. Alberto Petrangeli.

E në fund, i pamjaftueshëm falenderimi për stafin e vogël të kësaj Qendre, i cili ka punuar me një ndërgjegjësi e skrupolozitet si një organizëm i vetëm përgjatë një viti e gjysmë ekzistencë të institucionit tonë: ju falem!

Ishte ky ndërgjegjësim i thellë i secilit prej anëtarëve të Qendrës për detyrën që na u besua, motorri i lëvizjes së punës. Ishte përgjegjësia që të përligjnim privilegjin e të qenit i pari institucion në historinë e shtetit shqiptar që nga krijimi i tij e deri më sot, i përkushtuar tërësisht dhe ekskluzivisht arbëreshëve. Kjo përgjegjësi e ndërgjegjësim shkuan baraz edhe me vizionin tonë për punën e këtij institucioni në të tashmen e në të ardhmen e saj. Duke mos rënë në retorika të panevojshme, por që të gjithë këtu jemi në një mendje e të vetëdijshëm se investimi në kulturë, studim e art, është drejtimi i duhur për të mbajtur fort thelbin e një kombi, anipse i ngadaltë, por më i sigurti.

Kjo Qendër erdhi si një erë e freskët në mjedisin akademik duke sjellë mendësi të reja, duke “shprishur” disa komoditete të stanjizuara, por gjithmonë duke i qëndruar me objektivitet interpretues të kaluarës sonë, sepse pa rrënjë ne nuk jemi të lirë. Kjo përbën edhe thelbin e ndryshimit të institucionit tonë me ato simotra studimore në Shqipëri.

Po shpjegohem më qartë: rrugëtimi kronologjik i studimeve mbi Arbëreshët në Shqipëri në bashkëpunim me Arbëreshët e Italisë në veçanti, si çdo fenomen tjetër që varet nga faktorë politikë më së pari, por edhe strategjikë kulturorë, ka njohur periudha lulëzimi, nëse mund të shprehemi kështu, po aq sa edhe një kurbë në zbritje. Nëse realisht ne duam ta bëjmë pjesë të qenësishme e të natyrshme tonën këtë trung shqiptar të mbetur jashtë kufijve, nëse vërtet jemi aq të ndërgjegjshëm sa të kuptojmë se fati na ka “përkëdhelur” duke na e sjellë akoma këtë “xhevahir” antropologjik të ruajtur fuqishëm pas thuajse gjashtë shekujsh, nëpërmjet e falë një “kryeneçësie” të paprecedentë të kësaj popullate për të qenë “Arbëreshë” në gjuhë, doke, zakone, veshje e kulinari, ose është ky momenti vendimtar i ndërveprimit, ose (pa bërë Kasandrën), vështirë se do të ketë një të dytë.

Në këtë kuadër, futet edhe vizioni i punës së Qendrës. Në harkun e një viti e gjysmë të funksionimit të saj, u arrit të realizohej botimi i 4 librave të parë studimorë, ideimi i një Kolane që e e kemi quajtur “Thesaurus”, dalja e revistës vjetore studimore me titullin kuptimplotë “Continuum” që përfshin kontribute me vlerë; botimi i 6 librave të tjerë brenda këtij viti kalendarik. Synohet drejt projekteve sa kërkimore siç është hartimi i Fjalorit Enciklopedik të Arbëreshëve, një projekt afatgjatë që lips bashkërendimin dhe bashkëpunimin e të gjitha forcave akademike brenda dhe jashtë Shqipërisë, por po aq edhe projekteve të sensibilizimit të popullatës shqiptare brenda territorit tonë nëpërmjet synimit të ngritjes së Shtëpisë së Arbëreshëve, apo Vatrës së Arbëreshëve në Tiranë, një qendër multifunksionale që do të bëjë të mundur jo thjesht konservimin, por edhe ridimensionimin ndërveprues të Arbëreshëve me vendin amë. Kjo Shtëpi do të strukturohet në tri hapësira: në bibliotekë të hapur e në shërbim të publikut, ku synimi kryesor është ai i shndërrimit të kësaj biblioteke në një vend të frekuentuar nga studiuesit, por edhe nga studentët e drejtimit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe për të realizuar tema diplome dhe doktorature me tema mbi Arbëreshët. Hapësira e dytë do të shërbejë si Arkiv, ku materialet që do të vijnë nga miqtë tanë përtej detit, do të depozitohen aty në bazë të rregullave të njohura të mirëmbajtjes së dokumenteve e dorëshkrimeve. Më lejoni t’ju them se që tani janë gati një sasi e mirë dokumentacioni të ndryshëm që do të bëhen pjesë e kësaj Shtëpie. Hapësira e tretë do të shërbejë për ngritjen e një Muzeu të përhershëm mbi Arbëreshët, e cila do të përmbajë brenda edhe një hapësirë për ekspozita të përkohshme pikture, skulpture apo fotografike, apo edhe librash, me pjesëmarrjen e artistëve e krijuesve arbëreshë e shqiptarë. Vetëm kësodore mund të shndërrohemi përfundimisht pjesë e një “trupi” të vetëm. Siç shprehet  edhe Piero Scutari, jurist, politikan, që do të marrë pjesë në ditën e dytë: “Komunitetet arbëreshe, tani më shumë se kurrë, kanë nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Globalizimi dhe shpopullimi i fshatrave arbëreshe, rrezikojnë ta shuajnë gjuhën, traditat, kulturën që buron prej tyre dhe është pjesë e kujtesës historike të Shqipërisë. Shqipëria ka një përgjegjësi kulturore për të ndihmuar mbrojtjen e rrënjëve të saj. Hapi i parë duhet të jetë krijimi i një tryeze pune, ku të ketë një bashkërendim mes Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët, Institucioneve kompetente shqiptare, përfaqësuesve të komuniteteve arbëreshe, me Institucionet kompetente italiane, për të realizuar plane dhe projekte pune në këtë drejtim, së bashku me Parlamentarë me origjinë arbreshe, të kontribuojnë të gjithë për të krijuar këtë rrjet dhe këtë kabinë regjie ose tryezë për të menduar dhe krijuar një plan pune i cili nuk do të shërbejë vetëm për mbrojtjen, por edhe për ringritjen e gjuhës, traditave dhe rrënjëve kulturore të përbashkëta.

Duke i uruar mbarësi punimeve të këtij tubimi, më lejoni ta sendërtoj idenë time të fundit me vargjet kumtplote e emocionuese të poetit tonë Mjeda që po aq punoi për “g’juhen shqype” si e vetmja mundësi për ta mbajtur fort “rremin arbnor që të mos thyhet : “Por gazmo ndër gjith kto t’vshtira, përse ende s’sharrove krejt/ Diçka ‘mbet ndër ato t’mira, mas dymij e ma shum vjet./T’ka mbet g’juha që po ndihet n’fush e mal qi ti zotnon;/ Gjith ku hija jote shtrihet, ku shqiptari zan’ e lshon!”

Vetëm në këtë mënyrë, mund të shndërrohemi përfundimisht pjesë e një “trupi” të vetëm. E, për ta mbyllur, më lejoni ta sendërtoj idenë time të fundit me vargjet kumtplote e emocionuese të poetit tonë Mjeda: “Por gazmo ndër gjith kto t’vshtira Përse ende s’sharrove kret; Diçka ‘mbet ndër ato t’mira Mbas dymij e ma shum vjet. T’ka mbet gjuha që po ndihet N’fush e mal qi ti zotnon; Gjith ku hija jote shtrihet, Ku shqiptari zan’ e lshon!”

Fjala përshëndetëse në Kuvendin I të studimeve për arbëreshët  nga Prof. Diana Kastrati Drejtore ekzekutive e QSPA

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 