Ndërsa shumë të rinj shqiptarë e shohin të ardhmen në qytete e zhvilluara ose jashtë vendit Ermir Hylviu jo. Ai është një nga fermerët e rinj që ka vendosur të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri duke investuar në bujqësi, kryesisht në pemëtari ku ka mbjellë 23 hektarë pemë shege.
Sipërmarrja e tij “Farm o’clock”, në fshatin Okshtun të Rrogozhinës ka qenë ndalesa e radhës e ekspertëve të bujqësisë, pjese e programit ‘Diaspora na mëson”, të cilët kanë ofruar asistencën dhe njohuritë e tyre në lidhje me kultivimin e frutit të shegës.
“Diaspora na mëson”, një nismë e Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM në partneritet me Associazione Italiana Coltivatori.
Në këtë projekt po organizohen shkëmbime njohurish dhe ekspertize në terren me ekspertë italianë e përfaqësues të Diasporës shqiptare në Itali për t’u ofruar fermerëve shqiptarë njohuritë, praktikat, metodat dhe teknikat më moderne dhe biologjike për kultivimin e produkteve bujqësore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.