Më e bukura festë: Festa e Abetares

E martë, 1 Korrik, 2025
E martë, 1 Korrik, 2025

Më e bukura festë: Festa e Abetares

Alfabetin shqip e mësuam! / Festën e Abetares, festuam!

Fëmije të dashur!

U thashë nxënësve orën e parë të mësimit…. Dy gjëra nuk duhet të harroni kurrë !

ABETAREN dhe FLAMURIN tonë Kuq e Zi

Dhe këtë FESTË TË ABETARES e përgatita  me shumë merak e dashuri për ju, për të mbajtur premtimin që ju dhashë në shtator, ku në orën e pare të mësimit ju premtova se do të festojmë të gjithë së bashku me këto shkronja dorë për dore, kur t’i mësojmë një nga një gjatë udhëtimit tonë në universin e Abetares …

E ju me shihnit me habi dhe me drojtje herë mua e herë Alfabetin me shkronja ngjyra – ngjyra, varur në murin e klasës.

Me pas, e qeshur, e qetë ju tregova librin e Abetares dhe duke e lëmuar me dorë ju thashë:

Fëmijë! Kjo është Abetarja! Libri i parë i Gjuhës Shqipe… I gjuhës sonë shqiptare, që ti flet me babin, me mamin, në shtëpi e me shokët në shkolle dhe kur ti luan. Me këtë Abetare ne do të mësojmë, do të lexojmë dhe do të shkruajmë shqip, gjuhën tonë…

Kurse ky këtu fëmijë është Flamuri ynë….

Dhe duke e hapur para gjirit tim ju fola me një zë të dashur: Shihni fëmijë, sa i bukur që është!

Pra fëmijë, ABETAREN & FLAMURIN, këto dy gjera nuk duhet ti harrojmë kurrë !!!

Sepse Gjuha Shqipe dhe Flamuri na dallon që jemi shqiptar.

Kaq u desh dhe Dejvi me Patrician të bëjnë shqiponjën me duart e vogla, filluan dhe të tjerët duke ngritur duart e mbi gjoks bënin shqiponjën. Dhe çdo herë shkronjat lidhnin fjalë por dhe lidhjet tona shtoheshin, forcoheshin…

Mësuam dhe Himnin e Flamurit, ndjenja e bukur për gjuhen shqipe shtohej nga shkronja në shkronjë dhe tani ekziston një dashuri e pastër për Abetaren si vet jeta e tyre fëminore.

Kjo do të mbetet koha më e bukur e jetës sime por edhe e nxënësve. Kjo periudhë mësimi shqip në moshën e fëmijërisë do të lëri gjurmë në formimin e karakterit të tyre kombëtar shqiptar. Në shkronjat e Alfabetit i mësuam të gjitha. Bashkë mësuam që nga A-ja, luajtëm, shkruajtëm shkronja të bukura e të mbara dhe përfunduam deri te Zh-ja…

Këtë festë të bukur të Abetares të gjithë nxënësit e meritojnë, ishte vlerësimi me i mire i punës së tyre. Me ngrohtësi e dashuri për fëmijët e me thjeshtësi për prindërit, me një sjellje te mësuesit pedagogjik vullnetar, u hap interesin fëmijëve të duan gjuhën tonë, vendin e prindërve, duke lënë gjurmë të pëlqyera ne mendjen e tyre. Secili prej tyre ruan ngjarje dhe momente të bukura festash por dhe vështirësitë që hasen gjatë mësimit për të shkruajtur dhe lexuar gjuhën shqipe. Nuk e harroj zërin që dridhej nga vështirësia kur lexonte, Era, Natalia, Mihali, Vanesa, Aleksandri, Anna, Sulejmani, Andi, Ola, Noeli, Edia, Alesia…

Por dhe vështirësitë do të mbetën si një jehonë kujtimesh në thellësi të shpirtit të tyre, të cilat do ti shoqërojnë gjate gjithë viteve të jetës.

Pozitive është se nxënësit e ndjejnë veten të lidhur me shkollën, me shokët, me mësuesen.

Natyrisht, FESTA E ABETARES, dhe e gjithë kjo finale ka qenë dashuria, vitaliteti me impulse të shumta ku ishte i domosdoshme për të përballuar vështirësitë e vitit shkollor, ku motoja jonë është: “Çdo përpjekje sjell suksesin!”

Këta nxënës meritojnë plotësisht urimet më të mira, ku 64 nxënës përfunduan vitin shkollor  2020 -2021, në kursin e gjuhës shqipe në Rendi  dhe në Aspropirgo ku kam në kujdestari.

Të dashur nxënës!

Erdhët në mësimin e gjuhës shqipe me 22 shtator 2020 dhe e përfunduam programin vjetor më 20 qershor 2021.

Shpresoj të mbani mend gjithëçfarë mësuam bashkë. Disa nga ju do ëe largohen, të tjerë bij të shqipes do të vijnë të mësojnë shqip…

Uroj të jeni kudo të suksesshëm në jetë.

Pushime të gëzuara !

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.