Ndikimi i remitancave në ekonominë shqiptare

E martë, 1 Korrik, 2025

Remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për financimin e kërkesës agregate dhe elemente të rëndësishme në kursimet familjare. Si të tilla, remitancat përbëjnë një zë të rëndësishëm në bilancin e pagesave të Shqipërisë. Kjo vihet re edhe  nga pesha relative që ky zë vijon të ketë në terma të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe treguesve të tjerë makroekonomikë.

Të ardhurat nga remitancat tregojnë se kontributi i tyre vijon të përbëjë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet e mallrave. Flukset e remitancave janë njëkohësisht fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, në vite, duke tejkaluar edhe efektet pozitive të flukseve të tjera të kapitaleve të huaja.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës T1 2008 – T3 2020, raporti i remitancave ndaj PBB-së, ka shënuar vlerën 9.3%. Peshën më të madhe të remitancave e zënë ato të lidhura me transfertat personale të individëve dërgues. Ky tregues ka shënuar një rritje mesatare vjetore pozitive prej 4% duke luajtur një rol mjaft e rëndësishme veçanërisht gjatë periudhës së vështirë ekonomike në vend të lidhur me goditjet negative të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia globale si pasojë e pandemisë të  COVID-19.

Kuptueshëm, rëndësia e remitancave tregohet edhe nga efekti i saj në raport ndaj mbështetjes së rritjes ekonomike. Vlerësohet se zhvillimet negative lidhur me rritjen e remitancave gjatë periudhës T1 2009 deri më T4 2014 janë shoqëruar me rënien e ritmit rritës të PBB-së. Prirja e tyre rritëse gjatë periudhave të mëpasshme duket se ka kontribuar pozitivisht në përmirësimin e rendimentit ekonomik në vend.

Flukset valutore në % ndaj PBB-së (djathtas) dhe rritja vjetore e remitancave dhe PBB-së reale (majtas)

Burimi: Banka e Shqipërise, INSTAT

Gjatë periudhës T1 2008 – T3 2020, raporti i remitancave ndaj PBB-së ka shënuar vlerën mesatare 9.2%. Kjo peshë ka shënuar një rritje të lehtë në periudhën pas vitit 2017, duke vijuar mbështetjen e rëndësishme të këtij zëri në kuadrin makroekonomik të vendit. Rëndësia e tyre konfirmohet edhe nga raportet ndaj treguesve të tjerë. Së pari, brenda statistikave të llogarisë korrente, flukset e remitancave vijojnë të përbëjnë një mbështetje të rëndësishme financiare për mbulimin e deficitit tregtar.

Në fund të T3 2020, totali remitancave hyrëse ishin mesatarisht sa 42.1% e deficitit tregtar të mallrave. Nëse vendosen në raport me deficitin e përgjithshëm tregtar të mallrave dhe shërbimeve, raporti ngjitet në vlerën e 64.6% për të njëjtën periudhë. Raporti i kësaj ecurie ka qenë më i lartë se mesatarja e tij historike, duke filluar nga periudha T1 2015. Në të njëjtën kohë, raporti mesatar i remitancave ndaj eksportit të mallrave shënon vlerën 157.2% dhe ndaj investimeve të huaja direkte 128.4%.

Ndikimi i Remitancave në familjet shqiptare

Në lidhje me ndikimin e remitancave në familjet shqiptare Banka e Shqipërise ofron një sërë studimesh të thelluara që na ndihmojnë të kuptojmë ndikimin e remitancave në jetën ekonomike te vendit. Konkretish studimi Dushku, mbi të dhënat statistikore të “Anketës së Pasurisë së Familjeve Shqiptare për 2019” (E. Dushku 2019), tregon se për familjet që marrin të ardhura nga emigrantët, remitancat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave duke përbërë mesatarisht 34% të totalit të të ardhurave mujore të familjes, madje për 24,4% të familjeve ato janë burimi kryesor dhe i vetëm i të ardhurave. Ky studim na ofron një pasqyrë të detajuar të  karakteristikave socio-demografike të familjeve i) që marrin remitanca; ii) që nuk marrin remitanca; (iii) totali i familjeve, shprehur në përqindje ndaj totalit brenda secilit grup.

Grafiku: Karakteristikat socio-demografike të familjeve që marrin remitanca

Nëse krahasojmë karakteristikat socio-demografike mes grupeve, mund të themi se familjet pritëse të remitancave janë më të vogla mesatarisht në numër anëtarësh (47% e tyre përbëhet nga 1 ose 2 anëtarë përkundrejt 24.6%), jetojnë më shumë në zona rurale ( 38.3% përkundrejt 27.31%) dhe mosha e kryefamiljarit është mesatarisht më e lartë ( 41.5% janë mbi 65 vjeç përkundrejt 26%). Gjithashtu më shumë familje kanë si burim kryesor të ardhurash jo-punën (këtu përfshijmë dhe remitancat) dhe 43.5% e kryefamiljarëve janë në pension (përkundrejt 28.69% në familjet të cilat nuk marrin remitanca) gjë e cila është e lidhur me moshën mesatare më të lartë të kryefamiljarëve në këto familje. Gjithashtu, një numër më i madh kryefamiljarësh në familjet që marrin remitanca kanë një diplomë të arsimit jo – universitar (91.1%) përkundrejt atyre në familjet që nuk marrin remitanca (86.4%), edhe pse vihet re që dhe në terma të totalit kjo vlerë është e lartë. Bazuar mbi këto karakteristika, mund të themi se familjet që marrin remitanca janë familje më vulnerabël financiarisht ndaj goditjeve negative sesa familjet që nuk marrin remitanca. Për rrjedhojë, remitancat kanë një potencial të lartë të kontribuojnë pozitivisht në nivelin e varfërisë dhe mund të përmirësojnë ndjeshëm mirëqënien e tyre.

Nga studimet mbi remitancat rezulton:

  • Të ardhurat nga emigrantët mund të kontribuojnë në të ardhurat totale të familjeve jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe indirekt, duke ndikuar në gjenerimin e të ardhurave nga burime të tjera. Në planin afatgjatë, remitancat mund të financojnë akumulimin e aktiveve dhe duke ndikuar në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë së familjeve. Analiza sugjeron se familjet të cilat marrin remitanca janë më vulnerabil ndaj goditjeve ekonomike sesa familjet që nuk marrin remitanca bazuar në karakteristikat e tyre socio-demografike, e për rrjedhojë remitancat kanë një potencial të lartë të kontribuojnë pozitivisht në nivelin e varfërisë dhe mirëqenies së tyre.
  • Familjet që marrin remitanca kanë një normë pjesëmarrjeje më të lartë në asete reale e veçanërisht në zotërimin e banesës kryesore dhe pasurive të tjera të patundshme sesa familjet të cilat nuk marrin remitanca por mesatarisht zotërojnë një vlerë më të ulët në terma monetare të formën e këtyre aseteve.
  • Gjithashtu, ky material përdor dekompozimin e koeficientit Gini për të parë nëse remitancat sjellin një impakt pozitiv në zbutjen e pabarazisë totale dhe gjen se koeficienti Gini i pasurisë neto në familjet të cilat marrin remitanca është më i ulët e për rrjedhojë remitancat duket se kontribuojnë pozitivisht në shpërndarjen totale të pasurisë.

Remitancat në tre mujorin e pare të 2021

Bazuar në raportin e periudhës janar – mars 2021 të bilancit të pagesave rezulton se remitancat kanë pasur një rritje të ndjeshme me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë remitancat arritën në nivelin e 169 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 17 milionë euro më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e prurjeve të emigrantëve lidhet kryesisht me lehtësimin e masave anti covid edhe nga vendet pritëse. Sipas statistikave, dërgesat e tyre rezultojnë këtë periudhë edhe më të larta se në raport me tremujorin e parë të vitit 2019, që përllogariteshin në rreth 150 milionë euro.

Sipas bankës qendrore, pandemia ka bërë që emigrantët të përdorin gjithnjë e më shumë kanalet zyrtare për dërgesat e tyre kryesisht përmes sistemit bankar apo operatorëve të transferimit të parave, duke ulur kështu rrjedhimisht edhe prurjet e tyre në cash, si rrjedhojë e bllokimit të kufijve çka vështirësoi ardhjen e tyre në vend.

Një vit më parë, ndikuar së tepërmi nga situata e krijuar nga pandemia që preku edhe të ardhurat e emigrantëve pasi shumë shtete ku shqiptarët jetojnë e punojnë aplikuan masa kufizuese dhe karantinë totale bëri që mbështetja financiare nga jashtë të pësojnë rënie, veçanërisht pas tremujorit të parë të 2020-ës.

Referenca:

  • Revista Pandemia dhe Remitancat – Banka e Shqipërisë (Shkurt 2021)
  • Një vështrim statistikor dhe empirik mbi flukset e remitancav – G. Shijaku, Departamenti i Kërkimeve. Banka e Shqipërisë.
  • Akumulimi i aseteve dhe borxhit të familjeve në vendet pritëse të remitancave: Evidenca nga Anketa e Pasurisë së Familjeve Shqiptare. Çami, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë.
  • “Familjet dhe remitancat: Evidencë nga vrojtimi mbi financat dhe konsumin e familjeve shqiptare” (2019) – E Dushku, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërise.

*****

Ky artikull është përgatitur nga Z. Knidi Bashari në kuadrin e programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, si pjesë e detyrës angazhmit së tij në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të mbështetur zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021 -2005. Opinionet e shprehura në këtë artikull pasqyrojnë pikëpamjet e autorëve dhe nuk janë domosdoshmërisht përfaqësuese të opinionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Programi i Diasporës, financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, zbatohet nga IOM Albania në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimi (AICS) në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.