Leadership-i i mençur i Republikës së Kosovës që i duhet Kombit Shqiptar!

E enjte, 28 Mars, 2024

Do të ishte e vështirë dhe jo e këndshme për një qytetar të Republikës së Shqipërisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Megjithatë, dëshira e mirë për të kontribuar sado pak për Atdheun e përbashkët më shtyu të shkruaj disa sugjerime me shpresën se Presidentja e Kosovës, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme do ti presin kritikat me sportivitet. Unë e di që dy muaj nuk janë të mjaftueshëm për të bërë mrekullira, por gjaknxehtësia dhe ngutja e lidershipit të ri në Kosovë nuk mund të arsyetojnë veprimet e pamatura që kanë filluar të duken qartë. Kosova dhe Shqiptarët kanë nevoje për mençuri, zgjuarsi dhe bashkim, në qofte se duam që të jemi të fortë në këtë shekull që po punon për shqiptarët.

Në të vërtetë një nga këto veprime të nxituara është i lidhur me faktin që unë punoj dhe jetoj në Australi dhe kjo më shtyn më shumë të shpreh mendimet e mia për udhëheqjen e re të Kosovës. Nuk e fsheh që kam qenë simpatizant i ndryshimeve që do të duheshin të vinin në Kosovë dhe Shqipëri për sa i përket korrupsionit. Megjithate Levizja Vete Vendosje (LVV) me ka zhgënjyer me revanshin dhe gabimet që ka filluar të bëjë. Një nga këto gabime të qeverisë së Kosovës është dekreti për të pezulluar menjëherë 12 Ambasadorë. Tashmë dihet që të përgatitesh 12 Ambasadorë në një kohë të shkurter nuk është aq e lehtë. Është akoma më shumë e vështirë këtu në Australi për vetë specifikat që ka kontinenti i largët. Largimi i parakohshëm i Dr. Hajdin Abazit, që une e kam njohur personalisht në promovimin e një libri timin më ka bërë shumë përshtypje. Dr. Abazi e ka përfaqësuar me dinjitet nga ana akademike çështjen Shqiptare në atë konferencë dhe sintonia me Ambasadorin tjetër Shqiptar, Dr. Edmond Trako beri atë që shumë kolegë të mi akademike të kenë konsiderata të thella për numrin 1 të diplomacisë kosovare në Australi. Përgatitja e një diplomati karriere kërkon punë dhe kohë, por ajo që është më e rëndësishmja, përshtatja dhe njohja e realitetit australian kërkon dedikim dhe sakrifica të mëdha.

Dr. Perparim Xhaferi
Dr. Perparim Xhaferi

Unë i kam vizituar të dyja ambasadat tona në Kanberra dhe mund t’ju them se ajo serbe gjendet jo shumë larg për të vëzhguar atë që po “gatuhet” në godinën e Ambasadave Shqiptare. Ata kanë dhënë prova të tilla me provokimin e skandalit diplomatik që për pak e mbylli përfundimisht Ambasaden Shqiptare. Ç’do vendim i nxituar apo i gabuar në lidhje me Ambasadën e Republikes së Kosovës ka një efekt domino për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët këtu. Nuk mund të pushohej Ambasadori i Kosovës pa pasur gati një tjetër Ambasador që ta zëvendësojë.

Ajo që më shqetëson më shumë nuk është se me largimin e Dr. Abazit po ju japim një arsye tjetër komunitetit serb në Australi të festojnë (ata e kanë kundërshtuar qysh në fillim kandidaturën e komandant “Lumit” që vendosi lidhje me qeverinë amerikane), por fakti që Australia është specifike dhe ky vendim nuk ka marrë parasysh nevojat e komunitetit shqiptar këtu. Po ashtu zona e Oqeanisë është shumë e rëndësishme për njohjet e reja, për të mos thënë se Australia është një partner strategjik shumë i fuqishëm. Fatkeqësisht marrëdheniet ekonomike lënë për të dëshiruar për shkak të largësisë, por potenciali i diasporës shqiptare në Australi është me të vërtetë i madh.

Shpresa ime dhe e shumë shqiptarëve të Australisë është që udhëheqja e Kosovës do të ketë kurajon ta trajtojë rastin e Australisë si të veçantë dhe Ambasadori Abazi të lejohet të përfundoje mandatin e tij.

Ju lutem mos e dëmtoni punën e mire të nisur nga Ambasadori Abazi!

Ju lutem mos e dëmtoni imazhin e Kosovës dhe shqiptarëve në Australi!

Ju lutem për të mirën e kombit tonë kthejeni vendimin për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Australi dhe lejoheni të përfundojë mandatin!

Sinqerisht,

Dr. Perparim Xhaferi

Melbourne

Autori aktualisht është Team Leader International Compliance, Internal Audit, Compliance, Risk & Regulation, RMIT University, Australi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.