Mbi veprën studimore “The old bridge” të Arjeta Ferlushkaj

E premte, 26 Prill, 2024

Me një audiencë optimale selia e Federatës Panshqiptare “Vatra” në bashkëpunim me Shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro -amerikanë dhe “Albanian American Dual Language and Culture” promovoi veprën studimore “The old bridge” të autores së re Arjeta Ferlushkaj, e cila publikon për herë të dytë në fushën e studimeve dhe kritikës letrare.

Arjeta Ferlushkaj edhe pse e re në komunitetin shqiptaro-amerikan njihet për kontributin e saj në fushën studimore, referimet dhe prezantimet e saj pranë Vatrës siç ishte ai rreth revistës “Albania” në vitin 2016, vitin  e Konicës siç e shpalli “Vatra” dhe gazeta “Dielli”, apo prezantimi në festimet e 110 vjetorit të gazetës “Dielli” si dhe në Seminarin arsimor mbi perspektivat e mësimdhënies së gjuhës shqipe organizuar nga AADLC ku Arjeta ka referuar tri herë radhazi rreth problematikave që kanë në qendër leximin, të nxënit dhe njohjen me koncepte historike e kulturore nëpërmjet procesit të leximit. Kjo veprimtari solli në “Vatër” mjaft vëzhgime e hulumtime të para nga këndvështrime të ndryshme pasi siç citon dhe autorja vepra letrare është “Liri interpretimi” dhe në këtë kontekst duhet parë e lexuar çdo komunikim i shkruar  natyrisht pa ia tjetërsuar thelbin e mesazhit dhe përmbajtjes.

Në veprën e Arjetës veçoj tri element kyç;

  1. Metodologjia e cila e ndihmon lexuesin e specializuar ose jo ta shohë veprën letrare si një prizëm ku përthyhet mendimi .

  1. Larmia  informative është një tjetër tipar që bie në sy në vepër, e ku natyrshëm autorja ndalet sa tek autorët e saj të preferuar, shkodran ose jo, tek autorë dhe veprimtarë këtej oqeanit duke e ndërlidhur kështu veprën, kohët dhe vlerat që transmetohen prej saj.

Vepra e saj e parë “Pasqyrat e postmodernitetit” sillte veprën e Ridvan Dibrës në sytë e lexuesit, ndërsa ky publikim sjell një optikë më të gjerë dhe i vjen në shërbim një lexuesi akoma më të kualifikuar, për qëllime studimore e pse jo për më shumë njohje e thellim rreth autorëve të shumtë që analizohen në këtë vepër.

Një tipar tjetër që unë dua ta veçoj është ;

  1. Qasja ndaj çështjeve aktuale për kombin ku bie në sy konstatimi i Konicës

“Më e madhja nevojë për ne shqiptarët sot është bashkimi. Pa bashkim nuk kemi për të vajtur përpara por as bota nuk do të na quajë komb. Na duhen shkolla që të mësojnë djemtë tanë dhe t’ju zbukurohet Mendja.

”Prezenca e tri organizatave në këtë event ishte e qëllimshme sipas autores e cila e shikon bashkëpunimin si shpresë e mbijetesës kulturore e jo asimiluese në emigrim.

Kjo veprimtari pati interes të lartë të mediave shqiptare në Amerikë pasi erdhi pas një periudhe të gjatë izolimi që përtej “Urës” urojmë të mbetet si një plagë e kapërcyer dhe e harruar e së shkuarës.