Gjimshiti kthehet përsëri në Champions, Ismajli mbetet në Serinë A

E shtunë, 29 Qershor, 2024

Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë dhënë rezultate shumë të rëndësishme për futbollistët e përfaqësueses shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, me të parin që ka blinduar një vend në Champions edhe në vitin në vijim, ndërsa i dyti ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Atalanta ka fituar një ndeshje të zjarrtë me Xhenoan, ku dy skuadrat e kanë kthyer sfidën në goleadë, që u mbyll me shifrat 4-3 për bergamaskët. Gjimshiti si zakonisht ishte në fushën e lojës që në start dhe ndihmoi ekipin e tij që të shkëlqente sidomos në pjesën e parë që e mbylli 3-0, për të ulur disi ritmin në të dytën e mbyllur takimin me rezultatin 4-3. Por edhe kaq mjaftoi që edhe falë bilancit me rivalët direkt, Atalanta të siguronte një vend në katërshen më të mirë për edicionin e ardhshëm, sido që të ndahen takimet e tjera.

Ndërkaq, Specia e Ismajlit ka mundur me shifrat 4-1 Torinon duke mbajtur pranë zonës së rrezikut këtë të fundit, ndërsa vetë ka prerë biletën për qëndrimin në Serinë A një javë para mbylljes së saj. Ky ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për këtë skuadër, e cila ka siguruar rezultate, por ka treguar edhe një lojë mjaft të mirë ofensive. Ndërkohë, në prapavijë është aktivizuar rregullisht Ismajli, i kthyer në pjesën e dytë të sezonit në një nga pikat kyçe të lojës së Specias, duke treguar se investimi që u bë për afrimin e tij ishte mëse i vlefshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 